GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

4-mujori, prodhimi vendas ikën në eksport, konsumatorët ushqehen me importe

në Ekonomi & Sociale, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
4-mujori, prodhimi vendas ikën në eksport, konsumatorët ushqehen me importe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Importi i zarzavateve dhe frutave u thellua më tej në prill të këtij viti, teksa prodhimi vendas në serra ka hyrë në kulmin e tij.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se importi i zarzavateve në vlerë u rrit në 73% në 4-mujorin e parë të vitit 2024, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritje me 25% kishte edhe importi i frutave në të njëjtën periudhë.

Në anën tjetër, eksportet e zarzavateve shënuan rritje vjetore në vlerë me 12% në janar-mars 2024, ndërsa frutat shënuan rënie me 5.5%.

Eksporti i zarzavateve në vlerë ishte 4,2 miliardë lekë janar-prill 2024 dhe importi i tyre ishte 2,1 miliardë lekë.

Ekspertët në sektorin e bujqësisë pohojnë se zhvillimet brenda sektorit janë duke konsoliduar bujqësinë në ferma të mëdha, teksa bujqësia e ngastrave dhe tufave të vogla po shkon drejt zhdukjes.

Më herët, fermat e vogla familjare kanë furnizuar tregun e brendshëm, ndërsa serrat kanë prodhuar kryesisht për eksport. Të gjithë fermerët e serrave me sipërfaqeve mbi 2 dynymë janë të lidhur me eksportin, teksa serrat e vogla dhe prodhimet e fushës sa po vijnë e po reduktohen si rrjedhojë e pakësimit dhe plakjes së popullsisë në zonat rurale të vendit.

Pothuajse nuk ekzistojnë më tregjet e fshatarëve që më parë shisnin prodhimet e bujqësore dhe blegtorale, duke bërë që tashmë shumë bujq të kthehen nga prodhues në konsumatorë. Rritja e turizmit, në anën tjetër, po shton nevojën për perimet dhe frutat e stinës, duke ndikuar në zgjerimin e kërkesës dhe në më shumë importe në këtë kategori.

Shqipëria ende ka suficit në tregtinë e zarzavateve, por importet po rriten me shpejtësi, në krahasim me eksportet, duke sinjalizuar shumë shpejt se do të jemi me deficit.

Të dhënat tregojnë se rritja e importeve të zarzavateve u bë më agresive gjashtë dhjetorit të vitit të kaluar dhe në janar 2024.

Në dhjetor 2023, importet e zarzavateve u rritën me 80% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022, dhe gjithashtu importi i frutave për të njëjtën periudhë u rrit me 55%.

Ky trend po qëndron i lartë edhe në prill, ndonëse sezoni i prodhimit vendas për zarzavatet në serra është në kulmin e tij.

Në tërësi, importet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm këtë vit. Një pjesë e prodhimit vendas po zëvendësohet me import. Situata e krijuar ka nxitur çmime më të larta në grupet që nuk prodhohen në vend. Ekspertët lajmërojnë se reduktimi i prodhimit ekspozon vendin ndaj krizave të jashtme dhe monopoleve të grupeve të importit.

Turizmi është në shans i mirë për bujqësinë nëse konsumi i tij lidhet me prodhimin vendas. Turistët ndër të tjera kërkojnë receta tradicionale të bazuara në prodhim vendas.

Por është e qartë se me zhvillimet aktuale në bujqësi, prodhimet tona rrezikojnë të përmbushin kërkesën e turistëve, duke bërë që këta të fundit të bëhen shkak për rritjen e importeve./monitor

 

Etiketa: eksport

Lajme të lidhura

Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!
Uncategorized

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

12:30 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Para
Akuzat për drogë dhe shpërdorim detyre, dy kryebashkiakë socialistë në SPAK

Akuzat për drogë dhe shpërdorim detyre, dy kryebashkiakë socialistë në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori
Aktualitet

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

16:46 - 11/09/26

Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç,...

Lexo më shumë
E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

16:35 - 11/09/26
Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

16:22 - 11/09/26
Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

15:56 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

15:28 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com