GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

4 orë qëndrim në SPAK, Malltezi: Ja për çfarë u pyeta

15:21 - 25/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
4 orë qëndrim në SPAK, Malltezi: Ja për çfarë u pyeta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, u paraqit sot në SPAK në një seancë pyetjesh me cilësinë e personit nën hetim, lidhur me atë që njihet si dosja e privatizimit të kompleksit Partizani.

Malltezi ka qëndruar për të paktën 4 orë në SPAK, ndërsa për mediat tha se Prokurorja e çështjes pati qëndrime të padenja ndaj tij.

“Nuk ka vepër penale, por urdhri politik është urdhër politik. Natyrisht pati qëndrime krejtësisht të padenja për prokuroren e cila pa kuptuar situatën pronësore ka arrestuar një njeri pa prova. U pyeta nën cilësinë e një personi në hetim”, u shpreh ai për gazetarët.

Në vijim ai pohoi se nga SPAK nuk është pranuar ekspertiza kontabël, ndërsa akuzoi prokurorët se janë në konflikt interesi.

“Jam pyetur në cilësinë e personit në hetim. Prokurorët janë në konflikt interesi. Kam mbi 3 vite hetime dhe nuk ka asnjë fakt. Ka pasur urdhra politikë nga Rama për SPAK-un.

Kanë shkelur të drejtat kushtetuese. Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë”, u shpreh Malltezi.

Ai shtoi se pas 3 vitesh e dy muajsh me kënaqësi shkova të jap disa shpjegime.

“Sqarova ato që kisha për të sqaruar, por nuk kishin ndonjë gjë që nuk kuptonin. Ky është një proces politik i nisur nga Taulant Balla mbi bazën e disa gënjeshtrave që ka thënë rresht përfshirë pronësinë e pronës. Kemi presione që Rama i ka bërë SPAK-ut në mënyrë të vazhdueshme. Ka patur dy herë presione publike”, tha Malltezi.

Ai gjithashtu akuzoi edhe SPAK se po deligjitimon të gjithë reformën në drejtësi.

“SPAK po deligjitimon të gjithë reformën në drejtësi. Ka refuzuar të pranojë si ditë me këto dokumente të kallëzimeve, SPAK ka refuzuar ekspertizën kontabël që i vë në pozitë jo të mirë. Qartazi është i montuar. Gjithë procesi nuk ka dëm për financat publike, por ama financat e ka mësuar nga Rama me 130 milionë euro dëm dhe Rama fshihet”, shtoi ai.

Malltezi deklaroi gjithashtu se ka depozituar në prokurori të gjitha denoncimet e PD-së për tjetërsimet e zonave sportive në Tiranë, por që SPAK nuk i bëri pjesë të dosjes.

“I dhashë edhe këto të tjera por nuk guxuan t’i merrnin ka të bëjë denoncimet që ka bërë PD për tjetërsimet e të gjithë zonave sportive në të gjithë Tiranën nga Edi Rama, duke përfshirë dhe të fundit që është dhënë në kundërshtim me planin rregullues kulla 42 katëshe.

Është interesante i dhashë nga këto dokumentet që nuk kanë preferuar t’i bëjnë pjesë të dosjes duke përfshirë dhe dokumentin me firmë të Ramës. Të gjitha këto i depozituam”, shtoi ai.

Etiketa: Kryesore1MalltezipyetjeSpak

Lajme të lidhura

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Para
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë për ligjin e studentëve të Mjekësisë

Kushtetuesja rrëzon Qeverinë për ligjin e studentëve të Mjekësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com