GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

4 rregulla që nuk duhet t’i thyeni kurrë në një lidhje

në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
4 rregulla që nuk duhet t’i thyeni kurrë në një lidhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë duam të kemi një marrëdhënie të gjatë dhe harmonike. Askush nuk di ndonjë formulë të veçantë për këtë, por së paku duhet të dimë disa rregulla, të cilat po t’i zbatojmë do na e bëjnë marrëdhënien më të lehtë.

Nga studimet rreth kësaj çështje renditet si rregulli numër një fakti se, nuk mund të bësh dikë që të të dojë. Njerëzit nuk janë të detyruar të kthejnë dashurinë. Vështirë se do të mund të dashuroni dikë që është kokë e këmbë i dashuruar me ju nëse nuk ju pëlqen, apo jo? Ne duhet t’i trajtojmë me respekt ndjenjat dhe zgjedhjet e të tjerëve. Ju mund të përmirësoni veten dhe të bëheni më të mirë. Atëherë personi, dashuria e të cilit po përpiqeni të fitoni, do të vendosë vetë nëse jeni të denjë për ndjenjat e tij.

Nëse jeni të dashur, do ta ndjeni këtë.

Të gjithë kanë të paktën një ide të përafërt kur dikush shfaq një qëndrim të mirë ndaj tyre. Ju patjetër do ta vini re nëse dikush ju veçon nga të tjerët, kalon shumë kohë me ju, ju respekton dhe kujdeset për ndjenjat tuaja pavarësisht se si ndodh. Por nëse partnerit tuaj gjithmonë duket se i mungon koha për ju, kjo është një arsye për ta parë situatën me maturi dhe të mos gjeni më justifikime për ta.

Ju duhet të doni veten në mënyrë që të doni dikë tjetër.

Të duash veten nuk është egoizëm apo vendosje e kurorës mbi kokën tënde: është respekt për dëshirat dhe ndjenjat e tua. Do të thotë që nuk do ta tradhtoni kurrë veten për hir të kënaqësive të dyshimta ose për t’i shërbyer dikujt indiferent ndaj jush. Dashuria për veten ju lejon të ruani fytyrën dhe të veproni me dinjitet në çdo situatë.

Nëse dini të doni veten, do t’i trajtoni edhe njerëzit e tjerë me dashuri dhe respekt dhe kurrë nuk do ta detyroni partnerin tuaj të bëjë diçka kundër vullnetit të tij.

Mos e frenoni dikë që nuk ka më dashuri për ju.

Ky është një gabim i zakonshëm. Sado mizore mund të tingëllojë, askush nuk është i detyruar të të dojë përgjithmonë, pavarësisht nëse i ke dhënë 3 fëmijë apo ke ndërtuar një pallat të veshur me diamante.

Etiketa: ciftmarrdhenierregulla

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Detaje, maskat në lokalin e Lezhës, pas tyre shkuan policët për ta mbyllur se shkelën orën policore

Detaje, maskat në lokalin e Lezhës, pas tyre shkuan policët për ta mbyllur se shkelën orën policore

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi
Aktualitet

“Ulërasin si në Mesjetë”, Rama nuk e fsheh përbuzjen për studentët: Mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi

12:28 - 21/10/26

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar me tone të ashpra studentët që prej më shumë se një jave protestojnë masivisht, duke...

Lexo më shumë
Pedagogu Susaj: Shteti duhet t‘u shërbejë shqiptarëve e jo të degradojë në korrupsion, hajdutëri dhe përçarje

Pedagogu Susaj: Shteti duhet t‘u shërbejë shqiptarëve e jo të degradojë në korrupsion, hajdutëri dhe përçarje

12:25 - 21/10/26
U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com