Më 4 shtator 2004, në një “Qemal Stafa” të stërmbushur, Shqipëria niste ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit 2006.
Kuqezinjtë priten Greqinë në shtëpi, në atë takim që do të hynte në historinë e këtij sporti në vendin tonë. Kombëtarja triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj kundërshtarëve, të cilët ishin shpallur kampion Europe në finalen me Portugalinë.
Murati ishte i pari që shënoi për Shqipërinë që në minutën e tretë, pas një gabimi në mbrojtjen greke, dhe më pas, Adrian Aliaj dyfishoi rezultatin tonë, me një gjuajtje spektakolare nga goditja e dënimit. Më pas, goli i Janakopulos në minutën e 38-të, vetëm sa i shkurtoi shifrat. Ky rezultat solli një festë të madhe në rrugët e Tiranës, ku të gjithë shqiptarët dolën për të festuar.
Ndonëse në ndeshje nuk pati incidente, një emigrant shqiptar u vra nga një tifoz grek në ishullin Zakiso pas përfundimit të sfidës së futbollit Shqipëri-Greqi. Ai Gramoz Palushi dhe u qëllua me thikë gjatë një grindjeje të një grupi tifozësh grekë me një grup shqiptarësh, të cilët po festonin fitoren e Shqipërisë.
Ndonëse kanë kaluar plot 17 vite, ajo mbetet një ndeshje për të mos u harruar nga tifozët shqiptarë./Gijotina.com