GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

4 sulme në kufi të Kosovës, drejtori i Policisë: Të shtënat e fundit ishin nga Serbia

11:04 - 15/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
4 sulme në kufi të Kosovës, drejtori i Policisë: Të shtënat e fundit ishin nga Serbia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dalë në deklaratë për sulmet ndaj patrullave policore në veri të vendit. Ai tha se në njërën prej të shtënave me armë zjarri, dyshohet se kanë ardhur nga territori i Serbisë në drejtim të policëve kosovarë, afër pikës kufitare.

“Sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë, saktësisht në vendin që quhet Pragovë, rreth orës 20:40 minuta, janë dëgjuar katër deri në pesë të shtëna me rafal të shkurta, diku rreth 30 fishekë që dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga territori i Republikës së Serbisë. S’ka pasë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Gjuajtjet kanë ndodhur në distancë 200-300 metra afër patrullës, në fshatin Bube, ku para disa kohe e kemi bërë mbylljen e kësaj rruge ilegale”.

Mehmeti tha se prej datës 13 e deri më sot kanë qenë katër sulme të organizuara dhe të sinkronizuara ndaj Policisë së Kosovës në një territor që është i ndërlidhur apo vendet ku janë bërë sulmet janë shumë afër njëra-tjetrës dhe “natyrisht kjo na jep të kuptojmë se sulmi është i organizuar dhe ka për qëllim që të sulmojë dhe të pengojë punën e  policisë, të pengojë aksionet policore që kanë të bëjnë me luftën kundër kontrabandës dhe tregtive ilegale”.

Mehmeti ka folur edhe për sulmet e tjera të ndodhura më parë.

“Me datën 13 në magjistralen Mitrovicë- Zubin Potok, patrulla e policisë ka hasur në iriqë metalikë që shërbejnë për t’i dëmtuar gomat e automjeteve, 46 iriqë, në mes të rrugës që mundësonin bllokimin e rrugës dhe dëmtimin e gomave. Pra, ka rëndësi edhe koha kur ka ndodhur, në ora 8 të mbrëmjes kur bëhet ndërrimi i patrullave tonë në Bërnjak, e që lidhet me rrugët ilegale që i kemi mbyllur”.

“Sulmi tjetër ndodhi ndaj policisë kufitare, në afërsi të Bërnjakut ku është sulmuar me gurë dhe është dëmtuar automjeti. S’ka pasë të lënduar. Ndërsa, sot në mëngjes janë sulmuar drejtpërdrejt. Sulmi  është kryer me granatë dore dhe pushkë AK-47. Të dy veturat e policisë janë dëmtuar. Falë gjindshmërisë dhe automjeteve të blinduara, s’kemi të lënduar”.

Etiketa: 4 sulme ne kufiAK-47fshatin BubePolicisë së KosovësSamedin Mehmetiterritori i Serbisë

Lajme të lidhura

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli
Breaking Views

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

17:42 - 05/03/26
LVV propozoi Glauk Konjufcën për President/ Reagon LDK: Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja
Kosovë & Rajon

LVV propozoi Glauk Konjufcën për President/ Reagon LDK: Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja

18:18 - 04/03/26
Takimi Kurti-Abdixhiku/ LDK mbledh deputetët, zëdhënësi i partisë: Të gatshëm për marrëveshje
Breaking Views

Takimi Kurti-Abdixhiku/ LDK mbledh deputetët, zëdhënësi i partisë: Të gatshëm për marrëveshje

16:42 - 03/03/26
Para
Si e do partnerin Beniada?/ Shoqja e nxjerr zbuluar: E do pa …

Si e do partnerin Beniada?/ Shoqja e nxjerr zbuluar: E do pa …

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës dhe të tjerëve në PD: Po më bëjnë presion, por nuk do të largohem nga partia
Breaking Views

Salianji shpërthen ndaj Berishës dhe të tjerëve në PD: Po më bëjnë presion, por nuk do të largohem nga partia

20:51 - 05/03/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se nuk do të largohet nga Partia Demokratike dhe se përpjekja e...

Lexo më shumë
Aksidenti në Kukës/ Flet shoferi: Isha i lodhur, më zuri gjumi, makina doli nga rruga dhe ra nga disa metra lartësi

Aksidenti në Kukës/ Flet shoferi: Isha i lodhur, më zuri gjumi, makina doli nga rruga dhe ra nga disa metra lartësi

20:00 - 05/03/26
“Për ty kam numrin me “0900!”- Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer

“Për ty kam numrin me “0900!”- Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer

19:58 - 05/03/26
Votëbesohen mes kaosit ministrat e rinj, dekreti i shkarkimit të Ballukut merr 85 vota

Votëbesohen mes kaosit ministrat e rinj, dekreti i shkarkimit të Ballukut merr 85 vota

19:48 - 05/03/26
Akuzojnë Bashkim Ulajn se po u grabit pronat për resortin, banorët e Rrjollit para Kuvendit

Akuzojnë Bashkim Ulajn se po u grabit pronat për resortin, banorët e Rrjollit para Kuvendit

19:14 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com