GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

400 euro dhoma më e lirë, pamjet nga hoteli luksoz ku po qëndron Kurti në Greqi

10:00 - 13/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarata e Shpalljes së Republikës së Kosovës/ Kurti: 32 vite më parë nisi ndarja me Serbinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet prej më shumë se një jave në Greqi. Sipas medieve vendase ditët e fundit Kurti po kalon momente relaksuese në bregdetin e Lagonisit, 30 kilomentra në juglindje të Athinës.

Kurti po merr pjesë në simpoziumin “Symi”, ku kishte qenë edhe vitin e kaluar. Edicioni i sivjetmë i simpoziumit, sikurse edhe vitin e kaluar, po mbahet në “Grand Resort Lagonissi”, një resort superluksoz, që cilësohet si “porta e parajsës”. Ky vend konsiderohet si një nga hotelet lidere në mbarë globin.

“I ndodhur në një gadishull privat prej 72 hektarësh në Rivierën Athinase me pamje mahnitëse të Gjirit Saronik, Grand Resort Lagonissi me 5 yje tejkalon të gjitha pritjet e një resorti veror luksoz”, kështu përshkruhet ky hotel.

400 euro është dhoma më e lirë. Por, kjo vetëm për një person. Simpoziumi nisi të dielën dhe do të mbahet deri nesër (14 korrik).

Atje Kurti ishte edhe vitin e kaluar. Mes kritikash të shumta, Kurti kishte qëndruar atje ndërsa në Deçan ishte shpallur situatë emergjente për shkak të helmimit të mbi 500 qytetarëve, ndërsa dy kishin vdekur.

Qëndrimin e Kurtit “Grand Resort Lagonissi” vjet e kishte zbuluar ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një postim në Facebook.

Të martën e javës së kaluar, kryeministri Albin Kurti udhëtoi për në Greqi, për të marrë pjesë fillimisht në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë. Gjatë qëndrimit atje, ai zhvilloi takime me përfaqësues të ndryshëm.

Siç njoftonte Zyra e Kryeministrit, Tryeza e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë ishte arsyeja kryesore e vizitës. Kjo tryezë u organizua nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian.

Pas kësaj ngjarje, Kurti po merr pjesë edhe në simpoziumin e 24-të “Symi”. Në margjinat e kësaj ngjarjeje, Kurti  takoi të martën emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Etiketa: HotelKurti

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
“I lidhur me bandën e Lushnjes”, Berisha: Procesi i Vettingut për gjyqtarin Gjermeni ka ngrirë

“I lidhur me bandën e Lushnjes”, Berisha: Procesi i Vettingut për gjyqtarin Gjermeni ka ngrirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com