GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

400 mijë euro pa zot, Prokuroria zbërthen telefonin e Rozeta Dobit

21:42 - 15/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
400 mijë euro pa zot, Prokuroria zbërthen telefonin e Rozeta Dobit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të kujt janë 400 mijë eurot që policia gjeti në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastruese Rozeta Dobi. Deri tani asnjë nga klientët e saj nuk ka marrë përsipër shumën e parave. Për 120 mijë eurot e gjetura në fillim ka bërë kërkesë zyrtarja e lartë Alda Klosi. Mësohet se ajo ka dorëzuar në prokurori edhe disa dokumente që sipas saj vërtetojnë se paratë janë nga xhaxhai i saj që jeton në SHBA.

Megjithatë prokuroria është duke i verifikuar këto dokumente. Njëkohësisht po kërkon të zbulojë se të kujt janë 400 mijë eurot e tjera. Vetë pastruesja Rozeta Dobi ka thënë se të gjitha paratë i ka marrë në shtëpinë e Alda Klosit. Për këtë prokuroria ka nisur të marrë në pyetje klientët e tjerë të Rozeta Dobit.

Numrat e kontaktit janë nxjerrë nga zbërthimi i bisedave në telefonin e saj. Mësohet e disa prej klientëve kanë pretenduar se pastruesja mund t’u ketë marrë bizhuteri të ndryshme, por jo para. Të tjerë kanë thënë se nuk kanë sende apo të holla të humbura. Duke qenë se pronari i parave nuk po gjendet, Prokuroria mund të ushtrojë kontrolle edhe në banesat e klientëve të 49-vjeçares.

Po ashtu, sipas Ballkanweb, organi i akuzës po pret përgjigje nga bankat e nivelit të dytë, për të parë nëse e dyshuara dhe i biri i saj, Havier, kanë llogari të tjera bankare. Pastruesja Dobi nuk ka pranuar të tregojë më shumë edhe pse Prokuroria i ka ofruar lehtësi në dënimin e të birit, nëse ajo bashkëpunon. Prokuroria po heton për vjedhje si dhe për veprën penale të pastrimit të parave. Rozeta Dobi po mbahet nën masën e arrestit me burg bashkë me të birin 21-vjeçar.

Etiketa: alda klosiRozeta Dobi

Lajme të lidhura

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë
Aktualitet

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26
Para
Përkeqësimi i motit, ndalohet lundrimi i disa mjeteve detare

Përkeqësimi i motit, ndalohet lundrimi i disa mjeteve detare

Discussion about this post

TË FUNDIT

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Sport

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26

Kjo e shtunë e Kategorisë Superiore mund të konsiderohet si dita e barazimeve. Pas partizani-Elbasani dhe Vora-Flamurtari edhe ndeshja mes...

Lexo më shumë
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com