GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

415 të rinj nisin zyrtarisht rrugën në Policinë e Shtetit, Koçiu:”Uniforma është përgjegjësi, jo privilegj”

16:10 - 13/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
415 të rinj nisin zyrtarisht rrugën në Policinë e Shtetit, Koçiu:”Uniforma është përgjegjësi, jo privilegj”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu përgëzoi 415 studentët e Akademisë së Sigurisë pas përfundimit me sukses të kursit “Patrullë e Përgjithshme”. Në ceremoninë e betimit dhe certifikimit morën pjesë drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Akademisë së Sigurisë, drejtues të programeve të huaja të asistencës, studentë e familjarë. Ministrja Koçiu u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm në nisjen e karrierës profesionale të këtij brezi të ri të punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Ky është një moment i rëndësishëm në fuqizimin dhe ripërtëritjen e trupës së Policisë së Shtetit,” – u shpreh në fillim të fjalës së saj Ministrja Koçiu. “Uniforma e punonjësit të policisë, – tha ajo – është një uniformë e rëndë, mbi të cilën peshojnë pritshmëritë e qytetarëve për standarde më të larta sigurie në çdo sferë të jetës. Sot bëheni pjesë e një force, që kërkon të ecë përpara duke përmirësuar sistemin e ndjekjes së pasurive kriminale, forcimin e hetimeve shkencore, ngritjen e kapaciteteve kibernetike, përdorimin e teknologjive inteligjente në terren e shumë sfida të tjera”.

Duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të punonjësve të policisë me komunitetin e qytetarët, Koçiu nënvizoi se “misioni juaj mund të realizohet vetëm në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, prandaj në këtë detyrë uroj të ecni përpara me forcën e shembullit personal. Me shembull personal kam parasysh integritetin, respektin dhe përgjegjësinë për detyrën dhe imazhin tuaj”.

Ministrja solli në vëmendje edhe besimin e publikut dhe institucioneve të punonjësit e policisë.

“Detyra që keni marrë përsipër, tha Ministrja – është e vështirë dhe shumë sfiduese. Puna në Policinë e Shtetit do t’ju vendosë përpara sprovave dhe dilemave të përditshmërisë, por mos harroni asnjëherë që uniforma që mbani sot, nuk përfaqëson thjeshtë policinë, por është një simbol i të gjithë besimit, që shteti dhe publiku ka vendosur mbi ju”.

Në fjalën e saj, Koçiu konfirmoi mbështetjen e qeverisë dhe institucioneve për trupën e Policisë së Shtetit.

“Unë ju garantoj që mbështetja e Qeverisë shqiptare, e MPB, e DPPSH do të jetë e pakursyer, e jashtëzakonshme, me qëllim që ju të dilni e përfaqësoni me nder uniformën që mbani,” tha Ministrja e Punëve të Brendshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në mesazhin drejtuar punonjësve të rinj, tha se qytetarët presin një polici më afër tyre, më njerëzore, më profesionale dhe më të drejtë.

“Organizata vetë pret që përmes punës suaj të përditshme të forcohet akoma më shumë besimi te Policia e Shtetit. Në çdo situatë, busulla juaj është ligji, jo zgjidhjet personale. Punoni me pasion dhe përulësi. Respektoni hierarkinë, bashkëpunoni me kolegët dhe mos harroni se çdo veprim i juaji është pasqyra e imazhit të institucionit tonë”, theksoi Proda.

Kursi për oficerë të Patrullës së Përgjithshme, nisi në janar 2025 dhe përfundoi tetor 2025. Prej grupit fillestar që u regjistruan, 415 prej tyre përfunduan trajnimin dhe praktikën nëpër DVP në rrethe, duke u certifikuar me sukses ditën e sotme. Disa nga njohuritë profesionale që përfshin ky trajnim disa mujor janë “Policim i përgjithshëm”, “Taktikat operacionale të ndërhyrjes”, “Njohja dhe përdorimi i armëve të zjarrit”, “Kufiri dhe Migracioni’, “Qarkullimi rrugor” duke zhvilluar metodologji në sfida fizike, testime teorike dhe po ashtu situata praktike për kursantët. Në përzgjedhjen e kandidatëve janë mbajtur parasysh edhe disa kritere gjinore duke treguar kujdes të ketë një numër sa më të madh femrash. Ky është kursi i 20-të i studentëve që certifikohen nga Akademia e Sigurisë, e cila është një institucion i arsimit të lartë i akredituar.

Lajme të lidhura

Tensionohet situata në Durrës, banorët tentojnë të futen në bashki: Po na nxjerrin nga shtëpitë
Aktualitet

Tensionohet situata në Durrës, banorët tentojnë të futen në bashki: Po na nxjerrin nga shtëpitë

12:35 - 10/02/26
Emri i tij përmendet 43 herë! Kush është shqiptari me mbiemër Berisha në dosjen ‘Epstein’?
Aktualitet

Emri i tij përmendet 43 herë! Kush është shqiptari me mbiemër Berisha në dosjen ‘Epstein’?

12:25 - 10/02/26
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës
Aktualitet

Dy të vdekur në Tiranë/ Njëri arrest kardiak në makinë, një grua mbytet në restorant

12:09 - 10/02/26
Para
“Blic” i policisë në Elbasan, në pranga disa eksponentë të njohur të krimit

“Blic” i policisë në Elbasan, në pranga disa eksponentë të njohur të krimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensionohet situata në Durrës, banorët tentojnë të futen në bashki: Po na nxjerrin nga shtëpitë
Aktualitet

Tensionohet situata në Durrës, banorët tentojnë të futen në bashki: Po na nxjerrin nga shtëpitë

12:35 - 10/02/26

Banorë të lagjes nr.7 dhe 8 që preken nga shpronësimet që do të bëhen në kuadër të projektit infrastrukturor “Lidhja...

Lexo më shumë
Emri i tij përmendet 43 herë! Kush është shqiptari me mbiemër Berisha në dosjen ‘Epstein’?

Emri i tij përmendet 43 herë! Kush është shqiptari me mbiemër Berisha në dosjen ‘Epstein’?

12:25 - 10/02/26
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

Dy të vdekur në Tiranë/ Njëri arrest kardiak në makinë, një grua mbytet në restorant

12:09 - 10/02/26
Hetimet për Ballukun/ Salianji: Luftë brenda PS-së? Çdo lëvizje e SPAK komandohet nga Rama

Raporti për korrupsionin, Salianji: Turp kombëtar! Përgjegjësia ka vetëm një emër, Edi Rama dhe qeveria e tij

11:34 - 10/02/26
U dënua me 1 vit burg për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku socialist Edison Memolla

U dënua me 1 vit burg për korrupsion, arrestohet kryebashkiaku socialist Edison Memolla

11:17 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com