GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

42 gra në burgun në Lipjan, mes tyre edhe të mitura

21:24 - 19/04/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
42 gra në burgun në Lipjan, mes tyre edhe të mitura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

42 gra gjenden brenda Qendrës së Shërbimit Korrektues në Lipjan. Prej tyre 26 në paraburgim e 26 në vuajtje dënimit. Mes tyre është një e mitur që rrëfen për RTV Dukagjinin ditët e saj si e privuar nga liria.

Në Qendrën Korrektuese për Gra në Lipjan, gratë e dënuara për vepra të ndryshme vuajnë dënimet.

Ndonëse brenda grilave, ato nuk ngurrojnë që të shprehin edhe talentet e tyre që i kanë.

Dëshmi e kësaj janë pikturat e punuara nga të burgosurat, të cilat janë të vendosura në dhomën e vizitave e përmes të cilave përcohen shumë mesazhe. Muret e sallës po ashtu bartin pendimin e tyre dhe mallin për ata që i presin jashtë.

Mes tyre qëndron edhe një e mitur e cila rrëfen përjetimet e saj për ditët sa është duke qëndruar në burg.

“Ne zakonisht zgjohemi në orën 07:00 të mëngjesit. Shumica këtu punojnë punë edhe unë punoj, bëjmë punë vullnetare, e kalojmë kohën. Unë shkoj në kurs të kompjuterave”, është shprehur ajo.

Si 16 vjeçare që është, ajo është optimiste se ka një të ardhme jashtë, derisa tregon për planet që ka menduar nga brenda mureve të burgut.

“Kur dal jashtë nuk e di shumë mirë çka kam për të punuar, kursin e kam vazhduar ndoshta për marrjen e një diplome por për punë ende nuk e di. Nuk është që kam menduar shumë për profesionin, por do të punoj ashtu siç kam punuar kur isha në liri. Në liri kam punuar banakiere”.

Ajo tregoi sa është e vështirë jeta brenda me gra shumica të moshës madhore.

“Të burgosurat shumica janë në moshë më të pjekur se sa unë. Por, raportet sërish i kemi njëjtë, mirë i kemi, kalojmë mirë me njëra-tjetrën, jemi si familje e madhe”.

Ndërkohë, ajo rrëfen edhe për momentet më të vështira që i duhet ti kalojë larg familjes.

“Të premten mezi e pres sepse i shoh të shtëpisë. Gjatë një jave që si shohim e largojmë mallin duke folur, duke biseduar. Normal gjatë festave jemi mësuar të jemi pranë familjes, pranë shoqërisë, pranë atyre që i duam, po nganjëherë nuk ndodhë me qenë me ta, ndodhë me qenë në burg”.

Megjithatë është dikush brenda qendrës që ka takime të rregullta me to.

Një obligim të tillë e ka Selvije Berisha, që është zyrtare për punë sociale në këtë qendër korrektuese.

Ajo thotë se të gjitha të burgosurat këtu, kanë mundësi që të merren me aktivitete të ndryshme.

“Është trajnimi i artizanatit të filigranit që do të zgjasë një vit, që do të ndahet dy herë në javë nga tri orë. Është trajnim që të dënuarat e ndjekin me shumë interesim ehde shpresoj që nga ai trajnim të përfitojnë shumë që në të ardhmen të jenë të pavarura në jetën e tyre”.

Brenda kësaj Qendre Korrektuese, vuajnë dënimet gratë të cilat kanë kryer vepra të ndryshme penale, përfshi edhe ato më të rëndat siç është vrasja.

Ndërsa, dënimi maksimal të cilin e bartë ndonjë e burgosur këtu është 25 vjet burgim.

Etiketa: BurgGraLipjan

Lajme të lidhura

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…
Botë

Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…

17:33 - 19/02/26
Para
Pas Serbisë, senatorët amerikanë vizitojnë Kosovën: Nuk do të lejojmë cenimin e paqes

Pas Serbisë, senatorët amerikanë vizitojnë Kosovën: Nuk do të lejojmë cenimin e paqes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26

Shqipëria dhe Kosova ishin mes 50 shteteve që firmosën sot themelimin e Bordit të Paqes, në një ceremoni të zhvilluar...

Lexo më shumë
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

18:14 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…

Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…

17:33 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Trump: U mblodhën 17 mld dollarë për Gazën, Shqipëria dhe Kosova premtojnë trupa policore

Bordi i Paqes/ Trump: U mblodhën 17 mld dollarë për Gazën, Shqipëria dhe Kosova premtojnë trupa policore

17:18 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com