GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

43 vjeçari gjerman që po shëtit Europën në këmbë arrin në Kosovë, shoqërohet nga qeni i tij

në Botë, Kosovë & Rajon, Kuriozitete
Kohë leximi: 3 min
A A
43 vjeçari gjerman që po shëtit Europën në këmbë arrin në Kosovë, shoqërohet nga qeni i tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Karsten Rinck, një 43-vjeçar nga një fshat afër Hamburgut të Gjermanisë, vendosi të lërë gjithçka pas për të nisur një udhëtim nëpër Evropë.

Ai nuk është i vetëm në këtë aventurë, bashkudhëtarja e tij është Lotte, një qen dhjetëvjeçar, miksi i racave Labrador dhe Münsterländer, që e ka shoqëruar nga dita e parë e udhëtimit.

Në një intervistë për ‘Telegraf’, Rinck ka ndarë historinë e tij të jashtëzakonshme. 43 vjeçari planifikon të vizitojë 40 vende në total.

Kur pyetet për arsyet që e shtynë të marrë këtë vendim, Rinck thekson se kishte sfida mendore dhe se ishte i frymëzuar nga kanadezi Jean Beliveau, i cili kaloi 11 vite duke ecur rreth botës.

“Plani im është të vizitoj 40 vende në këtë kontinent dhe do të më duhet rreth 5 vite. Distanca totale do të jetë afër 25,000 km,” thotë ai.

Shteti i 25 që ka vizituar është Kosova, dhe ai shprehet i entuziazmuar për vizitën në vendin tonë.

“E kam filluar këtë eksperiencë më 1 maj 2021. Kosova është shteti numër 25. Distanca totale deri më tani është 16 mijë e 700 km. 12 palë këpucë më çuan në gjysmën e kontinentit”, shprehet Rinck.

Rinck thekson se udhëtimi ka ndikuar thellë në mirëqenien e tij fizike dhe mendore.

“Trupi i njeriut mund të funksionojë në një nivel të jashtëzakonshëm. Por, sot, shumë njerëz kanë humbur këtë dije. Jeta jonë është nga shumë perspektiva tepër e lehtë,” thekson ai, duke vënë në dukje se ritmet natyrore të jetës ndryshojnë në varësi të stinëve.

Për sa i përket financimit të kësaj aventure, Rinck planifikon të shpenzojë rreth 25 euro në ditë, me një buxhet vjetor prej 10,000 euro.

Ai rrëfen se nuk ka pasur kurrë dëshirë të dorëzohet, edhe pse ka pasur momente të vështira, si kur qeni i tij Lotte kishte një tumor në këmbën e saj të djathtë.

Në fund, Rinck ndan një histori interesante që dëshmon fuqinë e pozitivitetit në jetën e tij.

“Çdo herë që kalova kohë të vështira, papritmas dikush vinte dhe më ndihmonte,” tregon ai. “Kur rri pozitiv, mrekullitë më të jashtëzakonshme do të ndodhin.”

Rinck tashmë ka hyrë në Shqipëri, vendi i 26-të i udhëtimit të tij të jashtëzakonshëm. /Telegrafi/

Etiketa: EuropeGjermanqen

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)
Breaking Views

Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)

20:37 - 05/10/26
Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen
Kosovë & Rajon

Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen

19:19 - 05/10/26
Para
Këlliçi: Plehrat po mbysin Tiranën, por si gjithmonë fajin e ka opozita

Këlliçi: Plehrat po mbysin Tiranën, por si gjithmonë fajin e ka opozita

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com