GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

45.5 kg heroinë në Portin e Durrësit, në pranga 2 persona. Zbardhen detajet e operacionit

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
45.5 kg heroinë në Portin e Durrësit, në pranga 2 persona. Zbardhen detajet e operacionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Durrës, pas kapjes së sasisë së 45.5 kg heroinë. Të arrestuar janë Arian Çerma, pronari i kamionit të ngarkuar me krom, ku ishte fshehur sasia e drogës dhe shoferi i mjetit, Olgert Duda.

45 kilogramë heroinë janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit. Operacioni policor i koduar ‘Portëz’ ndaloi një kamion i cili kishte destinacion Italinë. Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit në dalje në vijën e dytë, në kamionin tip “Scania” në pronësi të Arian Çermës, 45 vjeç, që drejtohej nga shoferi Olgert Duda, 36 vjeç, u vu re se mjeti kishte brenda sasi të lëndës narkotike. Në kabinën e kamionit të ngarkuar me krom u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 45 kilogramë e 500 gramë.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ndonëse droga u sekuestrua një natë më parë policia dha detaje të operacionit mëngjesin e sotëm. Ndryshe nga herët e tjera ku janë sekuestruar sasi të mëdha kokaine në konteinerët me banane, këtë radhë duket se është ndryshuar skema dhe janë përdorur kamionët që transportojnë krom për trafikun e kokainës nga Porti i Durrësit.

Megjithatë, mbishkrimet mbi pakot e lëndës narkotike të sekuestruara në portin e Durrësit, kanë ngritur dyshimet se ngarkesa prej 45.5 kg heroinë kishte 3 destinacione. 15 pako nga 43 pakot e sekuestruara  kishin mbishkrimin banane, 7 pako ishin me kryq të bardhë dhe 21 pako me shirit të zi. Pronari i mjetit dhe shoferi në deklarimet e para për policinë  kanë mohuar të kenë dijeni mbi drogën që u gjet e fshehur në kabinën e kamionit.

Porti i Durrësit “strofkë” e kokainës, kapet një sasi e konsiderueshme drogë në kamion

Zbulohet një sasi drogë në hyrje të Portit të Durrësit. Burime për gijotina.com bëjnë me dije se një sasi e kosniderueshme kokaine është gjetur e fshehur në një kamion.

Nuk dihet ende sasia e drogës, ndërsa mësohet se destinacion ishte Italia.

Policia njofton se ka ndaluar drejtuesin e kamioni, i cili paraprakisht ka deklaruar se nuk kishte dijeni për drogën. Për sa i përket sasisë së kapur, ende nuk bëhet e ditur pesha. 

Pritet që policia të vijë me një njoftim zyrtar për të zbardhur detajet e këtij operacioni.

Theksojmë se në portin e Durrësit janë sekuestruar dhjetëra herë ngarkesa me kokainë, vetëm këtë vit numërohen shtatë të tilla.

Etiketa: arrestimedrogeDurres

Lajme të lidhura

Aksident në Shkodër/ Humb jetën 17-vjeçari, plagoset një tjetër
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë! Përplasen pesë automjete, humb jetën një person

08:47 - 07/09/26
Tender pas tenderi! Unaza e shkatërruar e Burrelit gëlltit mbi 2 milionë euro, u shemb para se të inagurohej
Aktualitet

Tender pas tenderi! Unaza e shkatërruar e Burrelit gëlltit mbi 2 milionë euro, u shemb para se të inagurohej

08:21 - 07/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

100 ditë rezistencë! Paralajmërohet protestë masive: Do kalojmë në mosbindje civile, të rrethojmë Kryeministrinë

08:00 - 07/09/26
Para
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Çfarë do të ndodhë me Hanin e Elezit

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Çfarë do të ndodhë me Hanin e Elezit

TË FUNDIT

E djathta ekstreme në Gjermani shënon një fitore dërrmuese në zgjedhjet për Saksoni-Anhalt
Botë

E djathta ekstreme në Gjermani shënon një fitore dërrmuese në zgjedhjet për Saksoni-Anhalt

09:24 - 07/09/26

AfD (Alternativa për Gjermanine) ka shënuar një fitore dërrmuese në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt, duke marrë rreth 44% të votave dhe...

Lexo më shumë
Aksident në Shkodër/ Humb jetën 17-vjeçari, plagoset një tjetër

Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë! Përplasen pesë automjete, humb jetën një person

08:47 - 07/09/26
Tender pas tenderi! Unaza e shkatërruar e Burrelit gëlltit mbi 2 milionë euro, u shemb para se të inagurohej

Tender pas tenderi! Unaza e shkatërruar e Burrelit gëlltit mbi 2 milionë euro, u shemb para se të inagurohej

08:21 - 07/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 07/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

100 ditë rezistencë! Paralajmërohet protestë masive: Do kalojmë në mosbindje civile, të rrethojmë Kryeministrinë

08:00 - 07/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com