GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

45 anëtarë të qeverisë “e braktisën”, Boris Johnson refuzon të japë dorëheqjen

08:31 - 07/07/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
45 anëtarë të qeverisë “e braktisën”, Boris Johnson refuzon të japë dorëheqjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson pësoi goditje të njëpasnjëshme pas dorëheqjeve masive të anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar. Ndërkohë që 45 anëtarë të qeverisë dhanë dorëheqjen, të gjithë prisnin largimin e Boris Johnson. Por si duket Johnson e filloi ditën duke u zotuar se do të luftonte për postin e tij, pavarësisht dorëheqjeve tronditëse të ministrit të tij të financave, sekretarit të shëndetësisë dhe dhjetëra ligjvënësve të tjerë të zemëruar për sagën e fundit që përfshiu Doëning Street, në lidhje me trajtimin e dorëheqjes së ish-zëvendës shefit të Johnson-it, Chris Pincher, i cili u akuzua për përkëdheljen e dy burrave javën e kaluar.

Johnson duroi goditjet dhe pyetjet para një komisioni parlamentar të ligjvënësve të lartë në Parlament, përpara se një delegacion i anëtarëve të kabinetit të arrinte në Doëning Street për t’i kërkuar atij të dorëhiqej.

Të mërkurën mbrëma, Johnson shkarkoi aleatin e ngushtë dhe ministrin e lartë të kabinetit, Michael Gove, i cili sipas CNN i kishte kërkuar më herët gjatë ditës të pranonte se koha e tij kishte mbaruar.

Një tjetër aleat kyç, Sekretarja e Brendshme Priti Patel, i tha Johnson se pikëpamja e përgjithshme e partisë konservatore ishte se ai duhej të largohej, tha një burim i afërt me Patel për CNN.

Sekretari privat parlamentar i Johnson, James Duddridge tha se Johnson “po luftonte sepse ai beson se mund të fitojë”.

I pyetur për Gove, Duddridge tha: “Më pëlqen Michael, Michael ka qenë një Sekretar i madh Shteti në shumë mënyra, ai e ndihmoi Kryeministrin në shumë mënyra”, duke shtuar se “ai do të zëvendësohet, ne do të vazhdojmë”.

Por vërshimi i dorëheqjeve ngriti pyetjen se si një kryeministër me kaq shumë mbështetje mund të mbushë të gjitha postet e sapoliruara. Pesë ministra dhanë dorëheqjen të mërkurën pasdite, dhe me përfundimin e ditës së punës, Johnson kishte humbur më shumë se tre duzina me anëtarë të qeverisë së tij. Deri mëngjesin e të enjtes, kishte pasur 45 dorëheqje të qeverisë në Britaninë e Madhe..

Shpërbërja dramatike e karrierës politike të Johnson-it mund të jetë tashmë disa orë larg; ndërsa ai deri më tani ka refuzuar të dorëzohet. Ligjvënësit konservatorë po diskutonin për riformulimin e rregullave të partisë së tyre dhe për të votuar për ta rrëzuar atë nëse ishte e nevojshme.

“Në një moment, ne duhet të konkludojmë se mjaft është mjaft,” i tha Johnson-it në Parlament më herët të mërkurën, ish-sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid, i pari nga shumë ministra që dha dorëheqjen në 24 orët e fundit. “Kam arritur në përfundimin se problemi fillon në krye, kjo nuk do të ndryshojë”.

Një seri skandalesh pa fund

Shumë kryeministra janë larguar nga detyra nga rebelimet e papritura dhe vdekjeprurëse brenda partive të tyre. Por shpejtësia me të cilën qeveria e Johnson ka rënë drejt greminës i bën jehonë disa episodeve në historinë politike britanike.

Më pak se tre vjet më parë, Johnson siguroi një fitore dërrmuese në zgjedhje dhe më pas miratoi Brexit, një revolucion politik për të cilin shumë brenda partisë së tije kishin kërkuar për dekada. Edhe në fund të vitit të kaluar, Johnson ishte në një pozicion të shëndetshëm në sondazhet e opinionit. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar kishte numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 në Evropë , Johnson u mbështet nga një përhapje e vaksinës popullore. Por më pas skandal pas skandali shkatërroi reputacionin e tij në publik. Ai kërkoi të anulonte pezullimin e një aleati të akuzuar për sjellje të pahijshme; ai u gjobit nga policia për pjesëmarrje në shumë festa që u zhvilluan në Doëning Street gjatë karantinës; humbi dy deputetë për shkak të skandaleve seksuale dhe më pas nuk arriti të rifitonte vendet e tyre në zgjedhjet e pjesshme; dhe këtë javë, ai pranoi se ishte informuar mbi një akuzë kundër Pincher përpara se ta gradonte atë në postin e zv/shefit, pavarësisht se ministrat dhe ndihmësit e tij fillimisht pretenduan të kundërtën.

Saga Pincher ishte pika e fundit për shumë nga aleatët e tij. Johnson i mbijetoi ngushtë një mocioni mosbesimi në fillim të qershorit, por rebelët kanë kërcënuar të ndryshojnë rregullat e partisë dhe të lejojnë një votim tjetër në të ardhmen e afërt nëse Johnson nuk jep dorëheqjen – dhe tani pritet që ai të humbasë.

 

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Përfaqësuesi i BE-së: Beogradi dhe Prishtina të dialogojnë

Borrell i bën thirrje Kinës të ndalojë dezinformimet rreth sulmeve ruse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve
Aktualitet

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë të paprecedentë dhe sjellje politike gjatë protestës...

Lexo më shumë
Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

12:02 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 persona

Sherr për pronën në Gjirokastër! Kushëriri qëllon me armë zjarri 61-vjeçarin, arrestohet (Emrat)

11:33 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com