GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

47 liderë shtetesh në Tiranë, çfarë pritet të ndodhë në samitin e Komunitetit Politik Europian

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
47 liderë shtetesh në Tiranë, çfarë pritet të ndodhë në samitin e Komunitetit Politik Europian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian (KPE) do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, më konkretisht tek sheshi “Skënderbej”,ku do të marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa, përfshirë vende të Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, si dhe shtete të tjera të kontinentit.

Mes tyre do të jenë dhe kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, kreu i NATO-s Mark Rutte, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskym, etj.

Po ashtu, të pranishëm do të jenë edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula Von nder Leyen, presidenti i Këshillit Europian Antonio Kosta dhe përfaqësuesi për politikën e jashtme të BE, Kaja Kallas, etj.

Sipas njoftimit të Këshillit Europian ambicia e Samitit të Komunitetit Politik Europian është të lehtësojë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet liderëve të kontinentit për të adresuar çështje me interes të përbashkët, për të forcuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Europës.

“Ky samit nuk ka për qëllim të zëvendësojë ndonjë strukturë, organizatë ose proces ekzistues, por është një forum ku shtetet europiane mund të gjejnë mundësi të tjera për bashkëpunim mbi çështjet më urgjente të kontinentit”.

Tema e samitit është: “Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ndërsa diskutimet do të përqendrohen në tri tryeza të rrumbullakëta që do të trajtojnë çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimit të të rinjve, përballë sfidave si lufta në Ukrainë, mbrojtja evropiane dhe transformimi teknologjik.

Punimet e samitit do të përmbyllen me një konferencë për shtyp të përbashkët mes Edi Ramës dhe homologes së tij nga Danimarka, Mette Frederiksen, vendi ku do të mbahet samiti i radhës.

Diskutimet e samitit do të strukturohen në tryeza të larta tematike:

Tryeza e parë do të fokusohet në sigurinë e Evropës dhe qëndrueshmërinë demokratike, duke trajtuar çështje të rëndësishme si mbështetja për Ukrainën në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe sfida afatgjata si mbrojtja e institucioneve demokratike nga ndërhyrjet e huaja dhe përforcimi i kapaciteteve të mbrojtjes së përbashkët evropiane.

Tryeza e dytë do të trajtojë forcimin e konkurrueshmërisë dhe sigurisë ekonomike, me fokus në inovacionin, infrastrukturën digjitale, qëndrueshmërinë energjetike dhe autonominë strategjike për mbrojtjen e zinxhirëve kritikë të furnizimit dhe balancimin e objektivave klimatike me fuqinë industriale.

Sesioni i tretë do të fokusohet në dinamikat komplekse të migracionit, mobilitetit dhe fuqizimit të të rinjve, në një epokë të shënuar nga inteligjenca artificiale dhe përshpejtimi i ndryshimeve teknologjike.

Deri më tani, Komuniteti Politik Europian ka zhvilluar pesë takime, të mbajtura në Çeki, Moldavi, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe në Hungari.

Axhenda e Samitit, e Premte, 16 Maj:

    • 10:00: Mbërritja e delegacioneve
    • 11:15: Ceremonia e hapjes
    • 11:40: Fotografia e përbashkët familjare
    • 11:45: Seanca e parë plenare
    • 13:15: Drekë zyrtare
    • 14:30: Tryeza e dytë tematike
    • 15:30: Takime bilaterale mes Kryeministrave të Delegacioneve
    • 17:30: Seanca plenare e mbylljes
    • 18:45: Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës (vendin pritës për samitin e ardhshëm).
Etiketa: Kryesore1SamitiTirane

Lajme të lidhura

Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari
Aktualitet

Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari

16:38 - 11/07/26
Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, identifikohen dy shqiptarët, mes tyre një vajzë (Emrat)
Aktualitet

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, identifikohen dy shqiptarët, mes tyre një vajzë (Emrat)

14:24 - 11/07/26
Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi
Aktualitet

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

13:55 - 11/07/26
Para

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sapo realizoi ëndrrën e Botërorit me Kombëtaren, vdes mesfushori në moshën 25-vjeçare
Sport

Sapo realizoi ëndrrën e Botërorit me Kombëtaren, vdes mesfushori në moshën 25-vjeçare

16:48 - 11/07/26

Bota e futbollit është zhytur në zi pas ndarjes nga jeta të futbollistit 25-vjeçar Jayden Adams, një prej lojtarëve të...

Lexo më shumë
Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari

Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari

16:38 - 11/07/26
Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin

Irani sulmon Trump: Ne e mbajtëm fjalën, por Uashingtoni shkeli armëpushimin

15:34 - 11/07/26
Granit Xhaka paralajmëron Argjentinën: Pak njerëz flasin për Zvicrën, por ne do t’i demonstrojmë vlerat tona

Granit Xhaka paralajmëron Argjentinën: Pak njerëz flasin për Zvicrën, por ne do t’i demonstrojmë vlerat tona

15:08 - 11/07/26
Lajmet për atentat ndaj Trump, Khamenei mesazh Amerikës: Populli ynë kërkon hakmarrje për vdekjen e babait tim

Lajmet për atentat ndaj Trump, Khamenei mesazh Amerikës: Populli ynë kërkon hakmarrje për vdekjen e babait tim

14:46 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com