GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“5 D”, Këlliçi: Nuk mund të mbyllet afera duke shpëtuar Erion Veliajn

10:51 - 09/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Komunikimet e Veliajt me drejtorët e arrestuar në duart e SPAK”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka folur këtë të martë në lidhje me arrestimet e drejtorëve në Bashkinë e Tiranës, për atë që njihet afera “5D”.

I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, Këlliçi është shprehur se ai vetë e ka denoncuar rastin në vitin 2022, por SPAK nuk ka reaguar.

Më tej ai ka trajtuar edhe akuzat e shumta që janë bërë publike për kreun e Bashkisë së Tiranës dhe stafin e tij pas arrestimeve te bujshme.

Pyetje: A jeni i kënaqur sot me punën e prokurorisë në lidhje me akuzat që ju keni dorëzuar dhe kallëzimet që keni bërë?

Belind Këlliçi: Pothuajse aspak. Në raport me të gjithë faktet që janë depozituar me të gjithë provat e pakontestueshme me të gjithë dokumentet që kam çuar, me këmbënguljen që kam patur me faktin që janë bërë me dhjetra herë denoncime publike nga selia e Partisë Demokratike dhe me faktin që kemi 8 muaj që depozitojmë dokumente. Kam çuar 1200 faqe deri tani për inceneratorin e Tiranës, dokumente të reja. Pjesa dërrmuese nuk kanë qenë pjesë e komisionit hetimor të inceneratorëve. Edhe me vete kam letra të reja në raport me inceneratorët, ku është edhe vetë firma e Veliajt.

Dhe ndërkohë për 5D do të duhet të kishin vepruar shumë më herët. Për drejtorët e përfshirë tek 5D kemi dërguar më herët denoncime në SPAK, për Mariglen Qaton para se banorët e Myslym Ketës që sot janë në rrugë, u janë prishur shtëpitë.

Kur unë i kam denoncuar në dhjetor të vitit 2022, kam denoncuar rastin në fjalë dhe kam thënë që Mariglen Qato, një nga drejtorët që sot është i arrestuar, po i prish këto shtëpi, këto pallate për të ndërtuar vetë me kompaninë e tij 5D, e kemi çuar në SPAK, por SPAK-u nuk ka reaguar. E vetmja gjë që ka bërë, në fakt e ka përpiluar Adriana Kalaja kallëzimin në atë kohë dhe e kemi punuar bashkë si material. E deleguam për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës dhe asgjë nuk ndodhi.

Me të vërtetë janë bërë disa ndalime, disa arrestime në nivelin e drejtorëve që kemi parë deri tani. Ky është një lajm i mirë politikisht në një farë mënyrë për atë çfarë ka ndodhur me 14 maj. Sepse është goditur shtabi politik i Veliajt dhe do të vijojë të goditet.

Ua them më bindje të plotë që drejtorë të tjerë do t’i pasojë këtë që janë në qeli. Por problemi është se nuk mund të mbyllet kjo aferë prapë ke drejtorët. Është dikush që duhet të dalë nëpër media dhe që e heq veten për kryetar bashkie, ngeli vetëm pa drejtorë fare dhe thotë që unë nuk e di që me vodhën drejtorët 30 milionë Euro. Nuk e di që me vjedhin 132 milionë euro tek inceneratori i Tiranës dhe ky vijon të jetë kryetar bashkie, në mënyrën më të paturpshme që mund të këtë parë ndonjëherë ndonjë drejtues lokal në një vend normal. Dmth, ajo çka po ndodh në bashkinë e Tiranës…

Etiketa: Belind KelliciErion VeliajKellici

Lajme të lidhura

Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Aktualitet

Institucione të dobëta dhe korrupsion i lartë, pengesat kryesore për mirëqenien në Shqipëri

08:24 - 20/03/26
Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

07:36 - 20/03/26
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike
Breaking Views

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Para
Pse investitorët po i drejtohen arit?

Pse investitorët po i drejtohen arit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Aktualitet

Institucione të dobëta dhe korrupsion i lartë, pengesat kryesore për mirëqenien në Shqipëri

08:24 - 20/03/26

A e blen paraja lumturinë?! Ky është një debat i madh kudo në botë. Indeksi i fundit i Lumturisë tregon...

Lexo më shumë
Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit

08:00 - 20/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Mars 2026

07:50 - 20/03/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 20 Mars 2026

07:48 - 20/03/26
Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

07:36 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com