GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

5 ditë i bllokuar në minierë, gjendet trupi i pajetë i Muharrem Plakut

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
5 ditë i bllokuar në minierë, gjendet trupi i pajetë i Muharrem Plakut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas 5 ditësh i bllokuar në minierë në Bulqizë është gjetur trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku. Forcat e shpejta dhe minatorët kanë gjetur trupin e pajetë të Muharrem Plakut, i cili u bllokua në një prej galerive të kromit pas shembjes së një masivi minerali. 60-vjeçari punonte si zjarrmëtar në firmën ‘KADURTEX’ të vëllezërve Duriçi.

Një ditë më parë, për shkak të shirave të dendur, ka pasur një tjetër shembje masive 450 metra thellësi në minierën ku dyshohet ishte bllokuar 60-vjeçari. Muharrem Plaku ndodhej brenda galerisë së minierës në Bulqizë që nga mesdita e 15 shtatorit. Ekipet e kërkim-shpëtimit hasën vështirësi në gjetjen e tij për shkak të terrenit te vështirë.

Galeria ku humbi jetën Muharrem Plaku

Për ngjarjen e rëndë sindikata e minatorëve akuzoi strukturat shtetërore për angazhim qesharak në gjetjen dhe shpëtimin e Muharrem Plakut.

“Shteti dhe mobilizimi i institucioneve shtetërore ka qenë qesharak, edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 ditë. E gjithë vëmendja është përqendruar te parlamenti i ri i padrejtësive të vjetra. Asnjë fjalë nuk kanë thënë për minatorin Muharrem Plaku. Bëjmë thirrje që shteti të kthejë sytë nga Bulqiza dhe të përqendrojë të gjitha forcat për nxjerrjen e shokut tonë nga nëntoka. Jeta jonë duhet të jetë më e rëndësishme se fitimi i pronarëve dhe pallavrat e politikanëve!”, thuhej në reagimin zyrtar.

Kjo është një ngjarje e rëndë, por për fat të keq e përsëritur. Instancat përkatëse nuk kanë marrë masa për të siguruar jetën e minatorëve që punojnë në kushte të vështira dhe me paga të ulëta.

Etiketa: BulqizeMiniereMuharrem Plaku

Lajme të lidhura

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)
Breaking Views

Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO)

19:50 - 11/11/26
Rama pritet me protestë në Dublin, hidhet vezë në drejtim të Kryeministrit (VIDEO)
Breaking Views

Rama pritet me protestë në Dublin, hidhet vezë në drejtim të Kryeministrit (VIDEO)

19:29 - 11/11/26
Para
Çfarë mendojnë të fuqishmit për Angela Merkelin

Çfarë mendojnë të fuqishmit për Angela Merkelin

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com