GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“5 minuta pushim…sa të dilni nga depresioni!”/ Plas sherri te Komisioni i Sigurisë target Vlora Hysenin, reagon Naço

12:37 - 19/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“5 minuta pushim…sa të dilni nga depresioni!”/ Plas sherri te Komisioni i Sigurisë target Vlora Hysenin, reagon Naço
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka pasur debate të forta në Komisionin e Sigurisë, për shkak se opozita ka kërkuar që seanca me drejtuesen e SHISH Vlora Hyseni të zhvillohet me dyer të hapura, dhe praninë e medias. Me shumicë votash mazhoranca ka vendosur që mbledhja të bëhet e mbyllur, dhe në të të jenë të pranishëm vetëm persona që kanë certifikatë sigurie.

Hyseni është akuzuar nga opozita se ka patur një vizitë sekrete në Serbi, pak para rritjes së tensioneve me Kosovën, që opozita të kërkojë një raportim të saj në Këshillin e sigurisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte pari, që përmes një postimi në rrjetet sociale, denoncoi se “Vlora Hyseni drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) ka qenë në një vizitë 10-ditore në Beograd”.

Deputetët e opozitës në Komision kanë kërkuar që drejtuesja e SHISH-it të japë gjithashtu sqarime lidhur me pozicionin e Shqipërisë për atë që po ndodh në veri të Kosovës. Ata kanë kërkuar edhe prezencën e kryeministrit Edi Rama në këtë mbledhje për të dhënë sqarime për draftin e propozuar për Asociacionin dhe qëndrimin e qeverisë shqiptare në konfliktin tashmë të përshkallëzuar mes Kosovës e Serbisë.

Ndërkohë ka patur edhe një debat midis deputetit Ervin Salianji dhe kreut të Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço. Salianji ka kërkuar fjalën, e cila nuk i është dhënë dhe më pas Naço ka ndërprerë edhe mbledhjen.

DEBATET NË KOMISION:

Naço: Si ta jap fjalën kur nuk kam mbaruar? Jo nuk kam mbaruar, po flas unë.

Salianji: Ma kalo more fjalën për procedurë, pse çfarë e ke ti pronë? Mirë, merre dhe fute në xhep

Naço: Po jo mo çfarë xhepi, ja tek e ke

Salianji: Keni frikë të përballeni me ne

Naço: Po ça frikë ore, dilni nga depresioni që jeni futur, ça frike kemi ne?

Salianji: Je bërë edhe psikolog

Noka: Të flasi njëherë zonja dhe pastaj po pati çështje sensitive të dalin mediat. Tani kjo sjellja “lule mos më prek”. Këtë po bëni ju…

Naço: Unë e kuptoj se shyqyr që janë mediat dhe po bëni protagonistë. Mos ta mbyll fare unë këtë. Dilni nga depresioni njëherë pastaj… 5 minuta pushim.

Etiketa: HyseniKomisionNokaSalianjiSHISHVlora

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Luiz Ejlli ka folur keq për Valbona Memën? Këngëtarja refuzon t’i shkruajë

Luiz Ejlli ka folur keq për Valbona Memën? Këngëtarja refuzon t’i shkruajë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive,...

Lexo më shumë
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com