GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

5 pyetjet që Policia e Shtetit duhet t’u përgjigjet publikisht pas tragjedisë në Himarë

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
5 pyetjet që Policia e Shtetit duhet t’u përgjigjet publikisht pas tragjedisë në Himarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Emirjon Senja
Pas një viti të mundimshëm, nën frikën e koronavirusit nga njëra anë, tmerrit të çmimeve nga ana tjetër dhe pasigurisë së përgjithshme që e karakterizon këtë vend, një familje normale shqiptare niset për të pushuar disa ditë në jug me qëllim marrjen e energjive për të rinisur sfidën e të jetuarit në shtetin e oligarkeve edhe një vit tjetër deri në pushimet e radhës.
Dhe, pasi i ka mbijetuar “rrjepjes” prej çmimeve të çmendura që karakterizojnë jugun gjatë këtij sezoni, përballen me një fatkeqësi të tmerrshme siç është humbja e fëmijes për shkak të një trimi me uniformë, për të cilin nuk ekzistojnë ligje apo rregulla..se fundja..ai është polic..rregulli i pashkruar në këtë vend është se policët edhe mund të vrasin dhe nuk japin llogari kërrrkund.
Tani, para se bëjë rolin e agjencisë funerale duke u mjaftuar vetëm me njoftimin e vdekjeve apo të bëjë spektakël me përjashtime publike nga radhët e policisë të një polici pasi ka vrarë në sytë e qindra personave një fëmijë që po gëzonte mes dallgëve të plazhit të Potamit, Policisë së Shtetit i duhet t’i japë përgjigje disa pyetjeve:
1-Në pronësi të kujt ishte skafi që drejtonte polici Arjan Tase, me të cilin vrau fëmijën 7-vjeçar?
2-Nëse ishte në pronësinë e tij, a ka bërë policia një verifikim të mëparshëm pasuror në lidhje me këtë efektiv policie?
3-Nëse nuk ishte në pronësi të tij, kush ishte pronari i skafit dhe cili ishte raporti i policit në fjalë me pronarin e këtij mjeti lundrues? Sepse, sipas parimit “nuk ka drekë falas”, Tase i ka bërë një nder pronarit të skafit që meriton një sajdisje të tillë tani, kur edhe janë rritur ndjeshëm çmimet e karburanteve. A ka lidhje ky “nder” me periudhën kur ai drejtonte komisariatin e Himarës?
4-Pse një qytetar i thjeshtë duhet të kalojë përmes shumë filtrave për të hipur mbi skaf, kurse një efektiv policie mundet që ta drejtojë atë në mes të pushuesve, madje edhe pa patente?
5- Pse dhe si u riintegrua në radhët e Policisë së Shtetit nëse ishte përjashtuar më parë efektivi Arjan Tase?
Këto përgjigje janë ato që do të bënin çdo shqiptar që të besonte se Policia e Shtetit e ka me vërte përjashtimin e tij nga radhët e uniformave blu, çdo qasje tjetër që i bën bisht këtyre pyetjeve është një gurë më tepër në varrin e 7-vjeçares së ndjerë.

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rënia e Piktorit, parakusht që Shqipëria të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë

09:29 - 25/08/26
Çfarë mendon Diella për kolegët?
OP-ED

Çfarë mendon Diella për kolegët?

18:06 - 24/08/26
Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Para
839 mln euro për 86.1 km rrugë/ Qeveria hap garën për koncesionin e aksit Milot-Fier

839 mln euro për 86.1 km rrugë/ Qeveria hap garën për koncesionin e aksit Milot-Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 27 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:15 - 27/08/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.8 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

89 ditë protestë/ “Në pranga jo vetë Agasi”, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!

07:53 - 27/08/26
“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi

“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit, ora luksoze që kushton sa një shtëpi

07:44 - 27/08/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Gusht 2026

07:37 - 27/08/26
Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Parashikimi i motit për sot, 27 Gusht 2026

07:32 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com