GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

5 vite burg, Valbuena kërcënon Benzeman: Do marrësh dënimin që meriton

15:36 - 20/10/21
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
5 vite burg, Valbuena kërcënon Benzeman: Do marrësh dënimin që meriton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lojtari i Real Madridit Karim Benzema nuk ka marrë pjesë në seancën gjyqësore të zhvilluar mbi çështjen ‘Valbuena’ edhe pse ai ishte thirrur nga Gjykata. Francezi ka preferuar që të përfaqësohej nga avokatët e tij raportojnë mediat spanjolle.

 Ylli i ‘madrilenëve’ akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor në kërcënimin e ish-shokut të Kombëtares franceze Matheius Valbuena se do t’i nxirrte një video intime dhe për këtë arsye ai rrezikon të dënohet deri në pesë vite burg dhe një gjobë prej 75 mijë eurosh.

Ndërsa ka folur pas seancës së sotme gjyqësore, Valbuena është shprehur: “U ndjeva në rrezik dhe kisha frikë për karrierën time sportive me ekipin e Francës. E dija se nëse do të dilte videoja, do të komplikohej situata për mua në kombëtare. U ndjeva në rrezik, instikti im i parë ishte të bëja një denoncim në polici. Asnjëherë nuk u fol për ndonjë shumë parash, por pati një kërcënim nga njerëzit e akuzuar, që më thanë se kishin diçka të rëndë për mua.”

Teksa ka vazhduar më tej për mungesën e Benzemas në seancën gjyqësore, ish-lojtari i Kombëtares franceze shtoi: “Benzema ka munguar. Është e turpshme, por kështu ndodhi. Unë do t’i shkoj deri në fund çështjes, në mënyrë që gjithçka të mbetet pas, secili të marrë dënimin e merituar.”

Por çfarë është ‘Rasti Valbuena’?

Në vitin 2015, Benzema u akuzua për “bashkëpunim në përpjekje për shantazh”. Me sa duket, sulmuesi i bëri presion Mathieu Valbuena të paguante një shumë të madhe parash për të parandaluar që një video e tij me përmbajtje seksuale të dilte të bëhej publike.

Imazhet u morën në korrik 2014 nga Axel Angot, i njohur për aftësitë e tij kompjuterike. Valbuena e kontaktoi atë për të provuar të merrte të dhëna nga celulari i vet, i cili ishte dëmtuar. Në fillim Angot e ruajti skedarin në kompjuterin e tij pa synuar ta bënte publike.

Megjithatë, muaj më vonë ai duhej të paguante një borxh dhe iu drejtua atij. Së bashku me Mustapha Zouaoui, një tjetër i njohur për futbollistët për sigurimin e produkteve luksoze, ata hartuan një plan për të marrë kompensim financiar.

Ideja ishte që mesfushori të dinte për ekzistencën e këtyre imazheve përmes shokut të tij të skuadrës Djibril Cisse dhe, në të njëjtën kohë, të propozonte ndihmën e Angot për ta fshirë atë. Por Valbuena nuk reagoi dhe ata pastaj shkuan te Younes Houass, një nga njerëzit e tij të besuar. Valbuena e çoi çështjen para policisë, e cila filloi të përgjonte bisedat telefonike.

Kështu ata zbuluan se shantazhuesit kishin kontaktuar Zenatin i cili, nga ana tjetër, i kërkoi ndihmë Benzemas. Sulmuesi i Real Madrid konfirmoi se një bisedë e tillë kishte ekzistuar, por me qëllimin e vetëm për të këshilluar mikun e tij dhe kurrë me synimin për ta bërë presion mbi të.

Benzema mund të dënohet deri në 5 vjet burg

Sidoqoftë, Gjykata e Lartë Franceze konsideroi se ai kishte marrë pjesë “në një shoqatë të paligjshme për përgatitjen e një krimi të dënueshëm me një minimum prej pesë vjetësh burg”.

Benzema gjithashtu pranoi gjatë marrjes në pyetje se i kishte thënë Valbuenës se e kishte parë vetë videon. Disa deklarata që ai më vonë i tërhoqi dhe që prokuroria i interpreton si një përpjekje për të rritur presionin për të paguar.

E gjithë kjo bëri që Karim të ndahej nga skuadra franceze. Francezi luajti ndeshjen e fundit për kombëtaren e tij më 8 tetor kundër Armenisë. Sidoqoftë, Didier Deschamps vendosi të bënte pa të gjatë Euro 2016, në të cilën ata ishin nënkampion pas rënies kundër Portugalisë.

Përveç kësaj, trajneri e privoi Benzeman nga fitimi i Kupës së Botës 2018 në Rusi pavarësisht se ishte në momentin më të mirë të karrierës së tij, madje i zgjedhur si kandidat për të fituar Topin e Artë.

Përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, këtë vit trajneri ‘bleu’ përfshiu emrin e tij në listën e 26 lojtarëve për Kampionatin Evropian: “Unë jam duke marrë vendime për të mirën e ekipit francez dhe mendoj se kjo është ajo që kam bërë me Karim Benzema. Ne duhet të harrojmë se për vite skuadra franceze fitoi shumë tituj,”-shpjegoi trajneri në një konferencë për shtyp./K.T/Gijotina.com

Etiketa: Benzemakercenimvalbuena

Lajme të lidhura

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore
Breaking Views

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore

20:20 - 04/02/26
Benzema “tradhton”  Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave
Sport

Benzema “tradhton” Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave

15:20 - 04/02/26
Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij
Sport

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij

12:20 - 04/02/26
Para
PS bojkoton Komisionin Hetimor të “25 prillit”, LSI: Çfarë turpi! Kanë frikë nga e vërteta

PS bojkoton Komisionin Hetimor të “25 prillit”, LSI: Çfarë turpi! Kanë frikë nga e vërteta

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026

07:45 - 05/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 5 Shkurt 2026

07:33 - 05/02/26
“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com