GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

5 vite që gënjen, Veliaj sërish propagandë me kartën e studentëve

në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
5 vite që gënjen, Veliaj sërish propagandë me kartën e studentëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për më shumë se 5 vite kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj,  vazhdon propagandën me kartën e studentëve. Ditën e sotme ai ka deklaruar se ka firmosur marrëveshjen me administratorin e rrjetit të farmacive “Orange” . Veliaj ka mbi 5 vjet që mburret me kartën e studentëve, por në të vërtetë ata nuk po marrin shërbimet e nevojshme me ulje sikur pretendon kryebashkiaku, pasi ajo kartë nuk është funksionale.

Ndërsa për një numër të lartë studentësh akoma nuk ka përfunduar procesi i marrjes së kartës. Kujtojmë se  në 11 qershor 2015 Erion Veliaj zhvilloi një takim me të rinjtë e kryeqytetit ku deklaroi se brenda vitit të parë të qeverisjes së bashkisë do të bënte të mundur për studentët kartën e studentit.

“Bashkia do të emetojë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Sporteve, një kartë studenti për Bashkinë e Tiranës e cila do të mundësojë në të gjitha institucionet publike, e kam fjalën për muzetë, bibliotekat gjithashtu do të krijojmë një rrjet bashkëpunëtorësh me institucionet private ku të kemi kinematë me discount ose akses në qendra të ndryshme që ofrojnë akses për studentët me discount, përfshi këtu edhe transportin publik“, thoshte Veliaj asokohe.

Veliaj ka përfituar tjetër mandat në krye të bashkisë por karta e studentit mbeti thjesht një premtim për të marrë votat e studentëve, pasi akoma nuk është plotësisht funksionale. Më 25 nëntor 2020 Kryetari Bashkisë Tiranë gjatë një interviste deklaroi se me Kartën e Studentit përfitohen ulje të konsiderueshme për një numër shërbimesh të domosdoshme për studentët. “Gama kryesisht është me fokus studentor, duke filluar nga mensa ku mund të hash më lirë, tek kancelaritë, ku mund të blesh mjete për universitetin, tek dyqanet elektronike, se shumë mësime po bëhen online, të gjitha këto ofrojnë ulje”, tha ai.

Karta e Studentit është mjeti nëpërmjet të cilit rreth 40 mijë studentët që studiojnë në kryeqytet, synohet të përfitojnë çmime të reduktuara për produkte dhe shërbime të nevojshme për ta. Por nga dëshmitë  dhe ankesat e studentëve, i vetmi shërbim ku ndihet reduktimi i çmimit është aboneja për transportin urban.

Ndërsa po të shkosh në “Qytet Studenti”  karta nuk vlen as për të përfituar ulje në mensa dhe as në konvikte.  Vetë dyqanet e telefonave tregojnë se karta e studentin nuk vlen për të marrë shërbime me çmim të reduktuar. Ndërsa studentët tregojnë se për blerjen prej 2000 lekësh të reja, me kartën e studentin kanë përfituar më pak se 100 lekë ulje, e cila konsiderohet e papërfillshme. Pra në kaq vite mburrje, karta e studentit mbetet propagandë.

Etiketa: Erion Veliajkarta e studentitpropagandeTirane

Lajme të lidhura

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo
Aktualitet

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!
Aktualitet

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi
Aktualitet

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Para
Si ndikon presioni i gjakut në shëndetin e trurit dhe humbjen e kujtesës

Si ndikon presioni i gjakut në shëndetin e trurit dhe humbjen e kujtesës

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

15:31 - 27/06/26

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka thyer rekorde historike të temperaturave në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë,...

Lexo më shumë
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

15:06 - 27/06/26
Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet