GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

5-vjeçari humbi jetën nga Covid-19, babai akuzon mjekët

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
5-vjeçari humbi jetën nga Covid-19, babai akuzon mjekët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Babai i 5-vjeçarit që humbi jetën nga Covid-19, Alket Halimi, ka folur sot në lidhje me shkaqet që çuan në vdekjen e të birit. Përmes një  prononcimi për mediet ai tregon se,  fillimisht, mjekët i thonin se djali kishte virozë dhe askush nuk e kuptoi se një nga mushkëritë i kishte dalë jashtë funksionit. Por, infeksioni kishte avancuar dhe i kishte infektuar edhe mushkërinë tjetër. Pas analizave të kryera, Halili tregon se e dërguan me helikopter në Tiranë, ku u fut në intubim dhe doli pa shenja jete.

“Djalin tim e kam dërguar për 3 ditë rresht në pediatrinë e Sarandës ku asnjë doktor nuk e kuptoi që fëmija im kishte problem dhe thonin që është virozë. Djali sa vinte dhe përkeqësohej ditën e hënë në mëngjes. E çova përsëri djalin në pediatri dhe isha lidhur me doktor Ptomeleo Peta, i cili më ndiqte djalin që të vogël, i bëri grafi. Na tha që djali nuk ka gjë nga mushkëritë kur djalit tim i qe mbushur mushkëria e majtë plot me qelb dhe i kishte dalë jashtë funksionit, plus i ishte infektuar pak dhe e djathta.

Duhet të vinte doktor Niko Kuri që t’i bëhej skaner djalit. Pas skanerit na dërguan me helikopter në Tiranë ku djali im ka shkuar me datë 18 tetor. Një ditë më vonë është intubuar ku nga intubimi nuk u zgjua më. Djali doli nga spitali i vdekur në datën 25 tetor në darkë”,  shprehet Halili.

Ndërsa thekson se kërkuan që ta dërgonin djalin në Turqi, por mjekët nuk e lejuan duke i thënë se nuk e merr njeri përsipër sepse mushkëria e majtë i kishte dalë jashtë funksioni. “Djali im nuk ka lëvizar nga reanimacioni i pediatrisë të Nënë Terezës asnjë ditë për të shkuar në Turqi. Ne si prindër kërkuam ta largonim djalin në Turqi por doktorët e reanimacionit na thanë që nuk e lëvizni dot sepse nuk ka spital që ta marrë përsipër djalin pasi një mushkëri i kishte dalë jashtë funksionit nga qelbi.

Nuk dua  që të luhet me shpirtin e djalit tim që po ha dhe. Nuk dua që të përfitoj njeri nga djali im, prandaj edhe pse më dhemb shpirti nuk mund ta lë me kaq”, shpjegon Halili.

Sa i përket tamponit, sqaron se testet e kryera në Sarandë dhe një test i kryer në një laborator privat në Tiranë i dolën negative.

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Para
Falimentojnë fermerët e Dimalit, hedhin tonelata domate në rrugë

Falimentojnë fermerët e Dimalit, hedhin tonelata domate në rrugë

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com