GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

5-vjetori i SPAK, Dumani: Kemi dhënë mesazh të qartë, drejtësia nuk ka anë

10:37 - 19/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
5-vjetori i SPAK, Dumani: Kemi dhënë mesazh të qartë, drejtësia nuk ka anë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, tha se në këto 5 vite, struktura që ai drejton kë dhënë mesazhin se në Shqipëri nuk ka më të paprekshëm dhe se drejtësia nuk mban anë.

“Kemi arritur të hetojmë zyrtarë të të gjitha niveleve, duke u dhënë një mesazh të qartë se drejtësia nuk njeh anë dhe kah dhe se nuk ka të paprekshëm nëse ligjet e këtij vendi shkelen dhe cenohen”, tha Dumani në fjalën e tij gjatë ceremonisë me rastin e 5-vjetorit të krijimit të SPAK.

“Kemi treguar se mund të përballet me kurajë, për t’i kthyer qytetarët shqiptarë te shteti i së drejtës dhe te forcimi i një prej parimeve kryesore të demokracisë: Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe askush nuk mund të jetë i privilegjuar përpara tij. Jemi krenar për kontributin tonë, sadopak që kemi dhënë, në lehtësimin e kësaj aspirate për qytetarët tanë. Dhe jemi të vendosur që të ruajmë standardin europian të zbatimit të ligjit”, shtoi Dumani.

Duke kujtuar fillimin e vështirë, Dumani përmendi në emër të gjithë prokurorët e SPAK, si dhe kujtoi fillimet e vështira.

Dumani tha se ai dhe kolegët e tij janë kërcënuar për shkak të detyrës.

“Jemi përballur me përpjekje për ta minuar punën tonë, me fyerje, shpifje, kërcënime ndaj nesh apo familjarëve tanë. Por përballë këtyre jemi mbledhur bashkë si një trupë e vetme kolegësh. Kemi kuptuar sa e rëndësishme është pavarësia e institucionit ku ushtrojmë detyrën dhe sa i rëndësishëm është integriteti i gjithsecilit nga ne. Nëse dikush mendon ndryshe gabohet. Jemi betuar për t’i shërbyer vendit, drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë”, tha. Ai shtoi se SPAK është sot i pavarur dhe se po punon për të siguruar që ligji të jetë i barabartë për të gjithë.

Dumani falënderoi në fjalën e tij ndërkombëtarët, Policinë e Shtetit dhe BKH, por edhe mediat dhe familjarët. “Një falënderim i veçantë shkon për familjarët tanë, të cilët na kanë mirëkuptuar për kohën e munguar ndaj tyre. Suksesi ynë nuk mund të ketë kuptim pa ju!”, tha Dumani.

Kasanof: Prokurorët e SPAK duhet të lejohen të shërbejnë sërish pas përfundimit të mandatit

“Për t’u siguruar që SPAK-u do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, ne besojmë se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual”. Këtë mesazh përcolli zëvendës ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof në 5-vjetorin e SPAK.

Sipas tij, SPAK është në prej institucioneve më të besueshme në Shqipëri, por nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e vendit, pasi lufta e korrupsionit është detyrë e të gjithëve.

“Drejtësia do të shkojë në vend. askush nuk është mbi ligjin. Përveç se jepni përgjegjësi para qytetarëve aktet tuaja duhet të rezultojnë përgjegjëse përpara drejtësisë. Këto procese, çuarja e drejtësisë përpara është thelbësore për të ndërtuar një sistem të mirë të drejtësisë. Institucionet e pavarura duhet të jenë efikase. Pavarësia e SPAK mbetet thelbësore. SPAK është në prej institucioneve më të besueshme në Shqipëri. SPAK e Dumani nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e Shqipërisë. Edhe institucionet e tjera duhet të tregojnë kurajo dhe dinjitet. Lufta e korrupsionit është detyrë e të gjithëve”, tha ai.

Kasanof theksoi se “gjatë 5 viteve të SPAK ne kemi parë të ardhmen më me shpresë që një e ardhme më demokratike është e mundur”.

Etiketa: Altin DumaniKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze
Aktualitet

Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze

17:59 - 16/01/26
E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd
Aktualitet

E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

17:45 - 16/01/26
Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër
Aktualitet

Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër

17:30 - 16/01/26
Para
Dy policë në pranga/ Njëri i grabiti ish-gruas 5 milionë lekë, tjetri shkaktoi aksident

Dy policë në pranga/ Njëri i grabiti ish-gruas 5 milionë lekë, tjetri shkaktoi aksident

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ikja e Çim Hajdarit si kryeinspektor që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët
Breaking Views

Ikja e Çim Hajdarit si kryeinspektor që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët

18:22 - 16/01/26

Ikja e Shkëlqim Hajdarit nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm pa dhënë një motiv dorëheqje nuk është aq e pastër,...

Lexo më shumë
Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze

Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze

17:59 - 16/01/26
E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

17:45 - 16/01/26
Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër

Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër

17:30 - 16/01/26
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com