GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“50-60 mijë euro transferta”, burri i kërkon llogari gruas. Debati

20:31 - 17/09/23
në Aktualitet, Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
“50-60 mijë euro transferta”, burri i kërkon llogari gruas. Debati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sabriu ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” bashkëshorten e tij prej 29 vitesh, Bujaren. Ai thotë për rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se arsyeja është një thashethemnajë në qytetin e tyre në Kurbin se familja merret me aktivitete të paligjshme.

Mbi ta është kryer një hetim nga shteti për 4 vjet rresht dhe Sabriu shprehet se gruaja e tij nuk i ka treguar gjithçka ndaj ai e ka sjellë që të dijë të vërtetën e kësaj çështjeje.

Bujare: Me bashkëshortin tim jam se ky dyshon sikur ai transferta mos i kam dhënë ndonjë dokument unë motrës time.

Eni Çobani: Pra ju akuzoheni zonjë për transferta të paligjshme të shumave të mëdha monetare kundrejt vendeve europiane.

Bujare: Po.

Eni Çobani: Çfarë shumash zonjë? Se tani edhe Sabriu, duhet të flasësh Sabri!

Bujare: Tani në letra shkruan që në harkun kohor të 7 ditëve në emrin tim janë bërë transferta parash nga 50 mijë Euro, 60 mijë Euro secila transfertë.

Ardit Gjebrea: 50 mijë Euro?!

Bujare: 50-60 mijë Euro secila tranfertë.

Eni Çobani: Sa transferta ke bërë?

Bujare: Në një hark kohor thotë aty në letra, për 7 ditë janë bërë shumë transferta. Unë ato s’i kam bërë.

Eni Çobani: Pra një transfertë ka qenë 50 apo e gjitha?

Bujare: Një transfertë.

Eni Çobani: Një 50, ke bërë disa, sa domethënë, 200-300 mijë Euro?

Bujare: Nuk e di sa shkon shuma se dokumentacioni i plotë nuk na është dhënë.

Bujarja pretendon se transfertat janë kryer nga dikush që ka patur një fotokopje të kartës së saj të identiteti. Ky hamendësim hidhet poshtë nga Eni Çobani e cila qartëson se për shuma deri në 10 mijë Euro nuk ka nevojë për deklarim, por nëse ky limit kalohet duhet saktësuar edhe burimi i parave.

Ardit Gjebrea: Këto janë bërë nga një bankë në Laç?

Bujare: Jo, janë bërë nga jashtë shtetit që shkruhet te dokumentat, janë bërë jashtë shtetit drejt Amerikës Latine, drejt vendeve europiane thotë që është vende me risk se ato letra janë shkruar sikur jo vetëm unë, transfertat janë bërë me emrin tim, por bashkëngjitur thotë edhe bashkëshorti i saj, djali i saj dhe shumë thashetheme të tjera sikur ne marrim, shesim e bëjmë, fitojmë para e të ardhura të jashtëligjshme.

Eni Çobani: Pra merreni edhe me trafiqe le të themi, apo jo?

Bujare: Po, me trafiqe drogërash a ku di unë ç’të them, për vendet me risk shkruhen ato që janë…

Sabriu shton se për 3 vjet ai dhe djali i tij kontrolloheshin imtësisht në pikat kufitare. Një ditë prej ditësh ai merr një letër ku thuhej se çështja ishte pushuar. Bujarja shton se ajo ishte paraqitur në gjykatë dhe atje i kishin thënë se kishte ndodhur një ngatërresë. Ajo mendonte se gjithçka tashmë kishte mbaruar, por vitin e shkuar mbesa e saj i tha disa fjalë që e kanë prekur tej mase.

Bujare: Isha duke ikur në pazar si tërë femrat familjare që bëjnë pazarin kur më vjen vajza e motrës ballë për ballë, m’i lëshon krejt gjërat në tokë, e pashë njëherë kështu çfarë ke moj gocë? Veç ka dalë nja dy metra pas meje dhe më ka ofenduar me fjalët më të rënda dhe “ty të ndjek shteti” tha “se ti merr e shet femra, i bën prostituta”./tvklan.al

 

 

Etiketa: burriGruajashihemi ne gjyqtransferta

Lajme të lidhura

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat
Aktualitet

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Para
‘Rezultati i zgjedhjeve i pavlefshëm’, Gjokutaj: U manipulua sistemi elektronik

Ironia e avokatit: Ta shndërrojmë Policinë e Shtetit në atë të Moralit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat
Aktualitet

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

07:31 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com