GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

50 vjet pas vdekjes, Pikaso një gjeni apo një përbindësh?

16:24 - 01/04/23
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
50 vjet pas vdekjes, Pikaso një gjeni apo një përbindësh?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjeni apo përbindësh? Në çdo rast, subjekt i pashtershëm magjepsjeje.

50-vjetori i vdekjes së piktorit më të madh spanjoll, Pablo Pikaso (1881-1973) kujtohet me rreth 40 ekspozita në mbarë botën duke premtuar se do të eksplorojnë të gjitha aspektet e tij.

“Ne jemi ende të uritur për Pikason”, qesh Olivier Widmaier-Pikaso, nipi i tij.

“Jam i magjepsur nga numri i kuratorëve, historianëve dhe studiuesve të muzeve që vazhdojnë të gjejnë ende kënde studimi”, shton ai.

”Qeramika e Pikasos”, ”Pikaso dhe feminizmi”, ”E bardha te Pikaso”, ”Pikaso nën syrin e fotografëve të famshëm”, ”Pikaso i ri në Paris”, ”Skulptori Picaso” janë studimet e reja nga Franca në Spanjë.

”Ai mbetet mbi të gjithë”, thotë Bernard Blistene, president nderi i qendrës ”Pompidou” në Paris, duke vlerësuar sidomos “Guernica” dhe “Demoiselles d’Avignon”.

“Fuqia shkatërruese e veprës së Pikasos në krahasim me atë të të tjerëve, shpikja e përhershme, kryqëzimi i të gjitha rrymave të mëdha të modernizmit, eksperimentimi për më shumë se 80 vjet… E gjithë kjo është e pakrahasueshme”, shton ai.

”Dhe pas qindra ekspozitave kushtuar atij, ai mbetet një burim i pashtershëm”, shton Emmanuel Guigon, drejtor i muzeut ”Pikaso” në Barcelonë.

Me lëvizjen #MeToo, imazhi i këtij monumenti të pikturës megjithatë është njollosur nga akuzat për mizogjini dhe dhunë ndaj ish-shoqërueseve të tij.

Ish kuratorja e muzeut ”Pikaso”, Emilie Bouvard shpreson se ”ky përvjetor do të shënojë fillimin e një procesi të dobishëm në mënyrën se si i afrohemi këtij artisti, i cili mishëron një angazhim dhe për të cilin vazhdojmë të flasim dhe të prezantojmë veten”.

“Ne duhet të ndalojmë së foluri për gratë që e kanë kaluar jetën me të. Disa kryen vetëvrasje, të tjera u fundosën në çmenduri. E vetmja e mbijetuar ishte Françoise Gilot”,  shton ajo.

Bpuvard e përshkruan Pikason si një “qenie tiranike, supersticioze dhe egoiste”, në një libër bestseller “Living with Picasso”, botuar në 1964.

Përveç ekspozitave, këtë vit janë planifikuar shumë konferenca si dhe përurimi në vjeshtë i një qendre kërkimore në Paris, pranë muzeut të Pikasos si dhe një simpozium ndërkombëtar në të njëjtën kohë në UNESCO.

Etiketa: Pikaso

Lajme të lidhura

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Para
Ambasadorja izraelite shtron iftar, Brahimaj: Tregon unitet fetar

Ambasadorja izraelite shtron iftar, Brahimaj: Tregon unitet fetar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare
Aktualitet

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Rrëshen-Kukës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Bëhet me dije...

Lexo më shumë
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com