GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

52% e faturave nuk paguhen në kohë/ Borxhi i enteve publike, më i lartë nga se raportojnë Financat

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
52% e faturave nuk paguhen në kohë/ Borxhi i enteve publike, më i lartë nga se raportojnë Financat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detyrimet e prapambetura të enteve publike po shkojnë në rritje dhe si pasojë niveli i borxhit po merr përmasa të mëdha. Në fillim të këtij viti Ministria e Financave ka deklaruar se niveli i detyrimeve të pa paguara nga entet publike kap vlerën  170 milionë euro. Por, raporti  i Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik zbuloi se kjo shifër është më e lartë, për shkak se institucionet nuk paguajnë në kohë faturat. Sipas të dhënave të raportit rezulton se 42% e faturave të detyrimeve të prapambetura nuk janë kontabilizuar brenda afatit kohor prej 30 ditësh në sistemin e thesarit.

“Entet publike vijojnë të mos tregohen korrekte për regjistrimin e kontratave në kohë në thesar. Për vitin 2022, ky tregues është vlerësuar mesatarisht në nivelin 1.57 pikë nga 4 pikë të mundshme (ose 39%), duke reflektuar një situatë jo të kënaqshme dhe të luhatshme për periudhën 2020-2022’, thuhet në raport.

Madje theksohet se situata është përkeqësuar ën raport me  vitin 2021. Ndërsa nuk duket aspak pozitive edhe situata për këtë vit, sepse institucionet vazhdojë të neglizhojnë pagesën e faturave pranë thesarit.

Ministria e Financave sqaroi se kjo problematikë vjen për shkak të mungesës së fondeve buxhetore nga ana e institucioneve, të cilat ndërmarrin angazhime përtej kapaciteteve të tyre ose për shkak të mos-planifikim-it të duhur mujor të arkës.

“Ajo që duhet të mbahet në konsideratë, është fakti se, gjatë vlerësimit të këtij treguesi, ka pasur mungesë të dhënash për pjesën më të madhe të institucioneve, kryesisht institucionet e nivelit qendror, për të cilat struktura përgjegjëse për thesarin është shprehur se nuk mund të japë një vlerësim për ekzistencën apo jo të faturave të detyrimeve të prapambetura, për aq kohë sa ato nuk janë paraqitur për regjistrim në degët përkatëse të thesarit nga ana e institucioneve”, thuhet me tej në raport.

Më tutje theksohet se në këtë pikë ndikojnë edhe shpenzimet pa kriter për procedurat tenderuese.

Sidomos bashkitë  dhe ministritë nisin projekte dhe hapin tenderë, edhe pse nuk e kanë të alokuar shumën që parashikohet. Për shkak  këtyre abuzimeve ata vonojnë dërgesën e faturave. Ose ka edhe nga ato raste  kur nuk përputhet fatura e dërguar në Thesar me shpenzimet reale të bëra.

 

“Të gjitha grupet e institucioneve paraqesin mangësi në këtë fushë, kryesisht njësitë e pavarura dhe ministritë e linjës të vlerësuara respektivisht me 1.55 pikë dhe 1 pikë.

Ndërkohë, arsyet për mosrealizimin e këtij treguesi vijnë kryesisht si pasojë e mungesës së disponibilitetit të personave, të cilët nënshkruajnë kontratën, duke shkaktuar vonesa në dërgimin e tyre.

Audituesit referojnë se afati ditor prej 3 ditësh për dërgimin e kontratave në thesar është praktikisht i pamundur për t’u zbatuar, kryesisht nga ato institucione të cilat nënshkruajnë dhe menaxhojnë një numër të konsiderueshëm kontratash”, thuhet në raport.

Entet publike vazhdojnë të vjedhin duke bërë këto manovra me faturat dhe në fund barra do të bjerë mbi qytetarët.

Lexo edhe: Borxhi i brendshëm i financuar nga individët ka arritur nivelet më të larta historike

 

Etiketa: Bashkientet publikefaturafaturam borxhiMinistria e FinancavemnistriThesari i Shtetit

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
AMP kallëzon në Prokurori Forcën Operacionale, dyshime se…

AMP kallëzon në Prokurori Forcën Operacionale, dyshime se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26

Protesta studentore në Shqipëri vijon për të 14-ën ditë radhazi. Pasditen e kësaj të hëne, një numër i madh studentësh,...

Lexo më shumë
Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

15:27 - 26/10/26
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com