GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

54 mln lekë borxhe/ Minatori në Bulqizë: Dua mëshirë. Hetoni pastrimin e parave, jo shitësit e kioskave

18:20 - 28/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
54 mln lekë borxhe/ Minatori në Bulqizë: Dua mëshirë. Hetoni pastrimin e parave, jo shitësit e kioskave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Megjithëse një 63-vjeçar kërkoi mëshirë nga gjykata dhe një mundësi për t’u kuruar, ai u shpall fajtor për kallëzim të rremë dhe fshehje të të ardhurave. Siç bëjnë me dije burime të Gazetës Si, E. D përsëriti në Gjykatën e Tiranës se në kushte varfërie dhe papunësie, dhe mbasi kioska nuk kishte më të ardhura ai udhëton çdo ditë për të punuar në një minierë jashtë Tiranës. I punësuar në minierën e Bulqizës shqipëroi fjalën “mëshirë”.

“Më jepni një mundësi të kurohem dhe të jetoj”. Por i hetuar nga prokuroria e Tiranës për fshehje të të ardhurave dhe për kallëzim të rremë, ai nuk e preku ndërgjegjen e asnjërës nga palët, as Gjykatën dhe as Prokurorinë e Tiranës. Burri bëjnë me dije burimet u referua nga një kallëzim me numër 13103 nga sektori i hetimit tatimor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Qendror, pasi kishte hapur një dyqan që shiste artikuj ushqimorë. Fashikulli që ju vendos Gazetës Si në dispozicion nga palët tregon se nga verifikimet në sistemin C@ATS dhe në QKB, 63-vjeçari e kishte hapur dyqanin me objekt “shitje me pakicë artikujsh ushqimorë, pije dhe duhan”. Por tri vite më vonë ai e çregjistron. Prokuroria e Tiranës këmbëngul se pavarësisht konfirmimit për ta mbyllur kioskën, burri e vazhdoi aktivitetin.

“Ky shtetas e vazhdoi shitjen e artikujve duhan dhe ushqime sepse u zbulua që subjekti u pajis me kasë fiskale”, deklaron prokurori. Gjatë kësaj kohe minatori i Bulqizës nuk deklaroi një TVSH prej 19.477 lekë, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tatimfitimin. Ndaj prokuroria e vendosi atë me shpatulla pas muri me deklaratën para gjykatës se gjatë vizitës në këtë subjekt, ai nuk u gjet në vendin e ushtrimit të kontrollit, por aty u gjet bashkëshortja e tij.

Duke numëruar detyrimet ndër vite për tatimfitimin që prej vitit 2014 prokuroria thotë se në total ato shkojnë 54 milionë lekë të vjetra. Por burri i kioskës ka përsëritur se nuk ka pasur të ardhura që të paraqitej në organet tatimore për t’i deklaruar dhe se shuma e tatimeve është e ekzagjeruar. Por askush nuk e ka dëgjuar atë.

“Ky fakt vërtetohet nga jeta që bëjmë ne si familje. Të gjitha veprimet i kam kryer përmes faturës dhe kasës. Vlera është shumë shumë më e madhe nga sa kam pasur fitim dhe aktivitet. Rrethanat e furnizimit me cigare dhe mënyrën si e kryeja pagesën, ka qenë marzhi i fitimit dhe mënyra se si kryeja derdhjet për pagesën për llogari të shlyerjes së detyrimit ndaj subjektit. Detyrimet nga tatimet janë të ekzagjeruara”, akuzon i dyshuari. Madje 63-vjeçari bëhet me dije se nuk ka firmosur asnjë shkresë. “Diçka e tillë i shtyu institucionet që të kryejnë ekspertim grafik të firmës së tij dhe rezultoi se të 38 shkresat janë firmosur prej tij”, thotë prokuroria, duke shtuar se punëtori i minierës së Bulqizës me këtë deklaratë tentoi të çorientojë hetimet, prokuroria kërkoi dënimin e tij edhe për kallëzim të rremë. Për fshehje të të ardhurave, 63-vjeçari u dënua me katër vjet burgim, kurse për kallëzim të rremë 6 muaj burgim, thanë burimet e Gazetës Si që ishin të pranishme në gjykimin e drejtuar nga gjyqtarja Migena Laska.

Marrë nga GazetaSi

Etiketa: borxhehetimekerkeseminator

Lajme të lidhura

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK
Aktualitet

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës
Aktualitet

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Para
Omicron vë në rrezik Kosovën, rekord infektimesh në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19, ja sa humbje jete u regjistruan në 24 orë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Kujtojmë...

Lexo më shumë
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25
Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

13:00 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com