GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

5500 euro fidani i Veliajt me SPAK që mbyll sytë

14:47 - 14/04/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
5500 euro fidani i Veliajt me SPAK që mbyll sytë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

635.000 lekë një pishë pinea, 5570 euro me kursin e sotëm, apo 5290 në kohën kur monedha këmbehej me 120 lekë. Kaq ka kushtuar një fidan 3 deri në 4 metër. Kaq ka kafshuar Veliaj kohë më parë, në vitet 2018-2019.

Sevdalliu i pemëve, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, yshtet pas tyre kur ata prodhojnë para dhe jo fruta natyralë.

Një nga shumë tenderat e përfunduar në dosje, për të cilën drejtësia e lodhur, as kjo e freskët, nuk arritën të bëjnë asgjë, duke pushuar hetimet me vendime gjykate, është ajo e mbjelljes së pishave në aksin rrugor Kthesa e Kamzës – Kashar, përgjatë rrugës nacionale. Në fundvitin 2018, në nëntor, bashkia mendonte se ishte emergjencë shkulja e palmave në këtë aks dhe zëvendësimi i tyre me pisha Pinea. Me sa duket, moti, trafiku, dielli, erërat, ujërat dhe horoskopi, ishin në një hall të madh. ndaj kërkonin ndërhyrje në këtë pjesë rruge.

Kryepemëtari bashkiak Veliaj, bindet se duhet hequr qafe investimi 600 mijë euro i palmave, duhej shkulur ky problem dekori, e në vend të tyre, duhen nja 3,2 milionë euro të tjera.

Pemët janë, paratë po, olimbjellësi po, lejembjellësi po, ndaj në sulm. Ngritje komisioni, lajmërime e njoftime, studime të munguara tregu, nuk zgjasin më shumë se 24 orë, për të gjetur fituesin. Sajohen me zell bashkiak pesë emra subjektesh për oferta, e mes tyre, bashkia pranon ofertën e duhur për të, të kompanisë “Fusha”, të cilat do i sillte edhe nga Italia, përveç atyre të menduara se janë gjendje në kompani. Çmimi i ofruar nga fituesi brenda 24-orësh, pranuar nga paguesi bashkiak, sipas dosjes, është 635.000 lekë të reja. Ndërkohë, në periudhën kur pretendohet se janë blerë pishat në vendin fqinj, me perimetër, 60/70/80 dhe lartësi 6-7 metra, më të rritura se porosia e kërkuar, vlera nuk shkonte më shumë se 600 euro secila.

Ndërsa në tregun vendas, çmimet luhateshin nga 700 deri në 1000 euro. Por, Bashkia Tiranë, është në gjendje të paguajë disa herë më shtrenjtë, se fundja para publike janë. …dhe u përdorën në pak ditë ku u mundësua dhe lëvrimi i fundit prej 333.831.221 lekë, natyrisht sipas skemës miqësore me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Ka qenë një denoncim i Partisë Demokratike në Prokurorinë e Tiranës, por vëmendja nuk ka prodhuar rezultat, në ndëshkim ligjor të korrupsionit të lexueshëm në çdo lloj gjuhe. Gjykata e Shkallës së parë dhe ajo e Apelit, kanë ndarë të njëjtin mendim mostrazimi, pa mundur të kenë praninë në seanca gjyqësore, kryebashkiakun Erion Veliaj, ndonëse lajmërohej për të dëshmuar, si një nga të kallëzuarit për këtë tender rrufe, në 3.2 milionë euro, pa harruar dhe 600 mijë të tjera të çuara dëm për palmat e asgjësuara.

Largqoftë të besojmë kandidat të pandehurin, ende garues, për mbjelljen e një milionë pemëve në Tiranë dhe zot na ruaj, nëse çmimet nëpër letra janë të përafërta me këto të aksit Kamëz – Kashar, se do harxhonte mbi 5 miliardë euro. Gjithë buxhetin vjetor të qeverisë, apo çdo qindarkë të buxhetit bashkiak prej 240 milionë eurosh, të cilat bëjnë në tetë mote një miliardë e 920 milionë euro, sërish të pamundura, pasi nuk do tepronte asnjë qindarkë, as për një shishe ujë. Zotëria incenerator, sërish i mbrojtur kriminalisht nga kjo superdosje, duhet të ulë me emergjencë numrin e pemëve, ose zbresë në tokë me çmimet për rrënjë, për të mos marrë tituj global të mashtrimit, abuzimit, korruptimit e mosndëshkimit.

Potencialisht, Erion Veliaj duhej të ishte në qeli e jo në bashki, apo kandidat sërish për kryeqytetin, nëse drejtësia e re, nuk do të përdorej si një armë elektorale, me një teh të mprehtë në një anë dhe të ndryshkur në anën tjetër. Ndaj shkurrishtja 1 milionëshe e Veliajt, zhurmohet nëpër letra, por jo nëpër hetime, sepse nëse prokurorët lajthisin e bëjnë verifikime, atëherë një seksion burgu bëhet me vizitorë të rinj nëpër qeli. /Basir Çollaku/

Etiketa: Basir CollakuErion Veliajpemet

Lajme të lidhura

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Para
Pashkët/ Kryepeshkopi Anastas: E vërteta ndriçon ndaj gënjeshtrës

Pashkët/ Kryepeshkopi Anastas: E vërteta ndriçon ndaj gënjeshtrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com