GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

5D-ja e Çuçkës së Kolonjës/ Pagoi 100% të parave tek Rehovari, tre javë pas lidhjes së kontratës

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Merret i pandehur nga SPAK kryebashkiaku Erion Isai
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 12 tetor të vitit 2023 Bashkia e Kolonjës zhvilloi një tender me vlerë 202 mijë euro për rindërtimin e digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimin e pritava malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë. Fituesi i tenderit u shpall një muaj më vonë, në 14 nëntor. Ai ishte bashkimi i kompanive mes Rehovarit dhe B93 II.

Sipas dokumentave të shqyrtuara nga Kapitali, kontrata mes palëve u lidh në 6 dhjetor po të vitit 2023 dhe ajo parashikonte se afati për kryerjen e punimeve do të ishte 4 muaj.

Lidhja e kontrates 

Por Çuçka dhe Spiro Zoto kishin vendosur t’i festonin mirë festat e fundvitit. Tre javë pas lidhjes së kontratës, Erion Isai i pagoi pagesën e plotë prej 210 mijë euro kompanisë Rehovari për tenderin e rindërtimit të digës.

 

 

 

Pagesa e fatures

Edhe sikur kompania të kishte vepruar në kohë rekord, tre javë nuk mund të mjaftonin as për mobilizimin e kantierit dhe jo më përfundimin e plotë të punës.

Kompania e administratorit të Çuçkës

Rehovari shpk është një kompani e themeluar në vitin 2017 nga Spiro Zoto. Deri nga viti 2020, kompania ishte një hiç. Por me zgjedhjen e Erion Isait në krye të bashkisë Kolonjë, Rehovari filloi të ngjitej me shpejtësi.

Megjithatë petët e lakrorit u hapën në vitin 2023. Një javë para zhvillimit të tenderit për rezervuarin e Gjonçit, kompania ndërroi pronar.

Spiro Zoto ja dhuroi 100 për qind të aksioneve shtetasit Euljon Hasko. Sipas një kallëzimi të bërë në SPAK nga një avokat i quajtur Esmerald Xhafa, këto ndryshime ishin të lidhura me një fakt tjetër. Spiro Zoto ishte emëruar nga Isai si administrator i njësisë Qendër Kolonjë.

Por kush ishte blerësi i aksioneve? Euljon Hasko ishte kryeplaku i Starjes, që shkonte në takimet e Isait. Me pak fjalë Rehovari ishte 5D e Bashkisë së Kolonjës, kompania përmes të cilës kryebashkiaku dhe vartësit e tij i jepnin tendera vetes.

Por tenderat e Rehovarit nuk janë bëmat e vetme të Çuçkës. Disa tendera të tjerë të fituar nga kompania Olsi e Behar Çukajt dhe Zeqillari e Adriatik Zeqillarit, po ashtu dyshohen se kanë qenë korruptive.

Për këto arsye SPAK e hetoi për më shumë se 1 vit Erion Isai dhe këtë të mërkurë vendosi ta marrë të pandehur duke e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash./Kapitali

Lajme të lidhura

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar
Breaking Views

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane
Breaking Views

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Para
Roma triumfon në Francë, Arbër Hoxha jep asist në Europa League, mundet Feyenoord

Roma triumfon në Francë, Arbër Hoxha jep asist në Europa League, mundet Feyenoord

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26

Imami në Xhaminë e Madhe në Durrës, Ervin Qylafku i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, duke...

Lexo më shumë
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

22:19 - 17/10/26
Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

21:09 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com