GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“5D”-ja me 20 të pandehur/ SPAK veçon drejtorët e Veliajt nga 13 të pandehurit e tjerë

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“5D”-ja me 20 të pandehur/ SPAK veçon drejtorët e Veliajt nga 13 të pandehurit e tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posa SPAK, ka vendosur të ndajë në dy pjesë dosjen e famshme penale “5D Konstruksion”, duke e bëra gati ta çojë në gjyq me dy grupe të pandehurish. Afati i fundit për dërgimin e dy dosjeve në gjyq është caktuar data 3 shkurt 2025.

Në njërin procedim janë marrë shtatë të pandehur, drejtorët dhe pronarët faktikë të kompanisë së ndërtimit “5D”.

Ndërsa në çështjen e dytë rezulton të jenë marrë 13 të pandehur Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe zyrtarët e përpilimit të dokumenteve tenderuese.

Vendimi për ndarjen e çështjes në dy pjesë, mësohet të jetë marrë nga prokurori i dosjes, Klodian Braho, i cili për shkak të numrit të madh të të pandehurve, ka arsyetuar të ndajë këtë çështje në dy dosje të ndryshme me qëllim krijimin e lehtësirave në fazën e gjykimit.

Dosja e parë që tashmë SPAK ka mbyllur hetimet dhe është gati ta çojë në gjykatë, përbëhet nga 7 të pandehur, të cilët janë veçuar, si:

Redi Molla, me detyrë ish-Drejtor i Ujësjellësit Tiranë;

Mariglen Qato, ish-drejtor në departamentin Mbështetës;

Taulant Tusha, ish-drejtor i Punëve Publike në Bashki;

Enton Punavija, Drejtor i Drejtorisë së Transportit;

Julian Zanaj, Drejtor i Prokurimeve në Bashki;

Albano Janku, Drejtor i Planifikimit të Burimeve Njerëzore në Bashki;

Nestor Muhamellari, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion”.

Akuzat që rëndojnë mbi ish-zyrtarët e bashkisë së Tiranës janë korrupsion pasiv dhe aktiv, refuzim për deklarim, shkelje të barazisë dhe pjesëmarrjes në tendera.

Ndërsa dy të pandehurat e tjera si Deborah Keçi, me detyrë Drejtoreshë e Klubit Sportiv Tirana dhe Eglantina Zëre, me detyrë drejtoreshë e Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit, janë bashkuar në dosjen penale që përbëhet nga 13 persona.

Kjo dosje ka emrat e 13 zyrtarëve që kanë marrë pjesë në Komisionet të Vlerësimit të Ofertave dhe që kanë qenë pjesë e Drejtorisë së Njësimit dhe Përpilimit të Dokumenteve tenderuese.

Ky grup akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të pabarazisë në tendera”.

Tashmë për të dyja çështjet me 20 të pandehur, ka përfunduar hetimi dhe avokatët janë njohur me aktet hetimore me qëllim depozitimin e prapësimeve mbi mangësitë e hetimit.

Koha përfundimtare për dërgimin plotësisht të dosjes në gjyq është lënë data 3 shkurt 2025. /Oranews

Etiketa: Erion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare
Breaking Views

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

21:58 - 22/10/26
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën
Aktualitet

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun
Breaking Views

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

21:15 - 22/10/26
Para
Detaje të reja mbi atentatin në Athinë, në shënjestër ishin Irakli Davella dhe Edi Lulo

Detaje të reja mbi atentatin në Athinë, në shënjestër ishin Irakli Davella dhe Edi Lulo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare
Breaking Views

Studenti: Nuk ka dialog me Ramën, ja skenari i protestës kombëtare

21:58 - 22/10/26

Studenti protestues Visar Martinaj, i ftuar në News24, ka folur për intensitetin e protestave të ditëve të fundit, duke akuzuar...

Lexo më shumë
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

21:15 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com