GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndodh në Fier/ 6 fëmijët ngujohen në banesë pas divorcit të prindërve

11:21 - 27/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çudira në Fier! Mësuesja u merr lekët nxënësve për kurse, nuk i deklaron
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjashtë fëmijë janë ngujuar në një banesë në Levan të Fierit, pasi nuk pranojnë të largohen nga shtëpia ku kanë jetuar edhe pas divorcit të prindërve të tyre. Familjarë të vëllezërve Ilir dhe Lefter Hila, njëri prej të cilëve tashmë i arrestuar, kanë treguar se është tentuar që fëmijët të merren me forcë, ndërsa vogëlushët nuk dëshirojnë të largohen.

Gjykata i ka dhënë kujdestarinë nënave, mirëpo fëmijët e moshave nga 8 deri në 18-vjeç nuk pranojnë që të dalin nga ambientet e banesës së baballarëve të tyre.

“Bënë çfarë ishte e mundur të gjithë psikologët dhe nënat, por nuk dëgjonin. Mesa kam parë unë, marrëdhëniet e fëmijëve me nënat e tyre ishin shumë të mira. Unë habitem si ikën. Fëmijët qanin, qëllonin policët u thonin kriminelë me uniformë. Ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë me nënat e tyre, pasi kanë arsyet e tyre. Jam habitur kur kam dëgjuar çfarë kanë thënë fëmijët. Fëmijët kishin një muaj që nuk shkonin në shkollë. Edhe vëllezërve u thoja pse e bëjnë kaq të madhe. U thoja të keqen halla, e keni gabim, e keni nënë. Dje në drekë ngeli tavolina shtruar se po hanin bukë fëmijët. U traumatizuan”, u shpreh halla e fëmijëve të ngujuar.

Motra e vëllezërve, Hila tregon se policia është futur me force për të marrë fëmijët, ndërsa ata janë ngujuar në banesë e nuk dalin prej aty. Fëmijët janë nga 13 më i madhi e 8 më i vogli. Nga policia deklarohet që janë në mbështetje të përmbarimit, ndërsa psikologë, punonjës social e nënat ndodhen në brendësi të banesës ku qëndrojnë të ngujuar fëmijët e nuk duan të dalin prej aty. Mësohet se fëmijët kanë më shumë se një muaj që nuk shkojnë në shkollë.

Etiketa: DivorcFemijeFierPolicia

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
U përlesh me marokenin për një grua e më pas e vrau, arrestohet shqiptari në Itali

U përlesh me marokenin për një grua e më pas e vrau, arrestohet shqiptari në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com