GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

6 mln euro shtesë për inceneratorin, miratohet vendimi. Nga “zoti Qelia” te tangat, çfarë ndodhi në Këshillin Bashkiak

23:09 - 15/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
6 mln euro shtesë për inceneratorin, miratohet vendimi. Nga “zoti Qelia” te tangat, çfarë ndodhi në Këshillin Bashkiak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli Bashkiak i Tiranës, me votat e këshilltarëve socialistë, miratoi vendimin e paraqitur nga Kryebashkiaku Erion Veliaj, për të kaluar një fond prej 600 mln lekësh te inceneratori i Tiranës.

Kjo shumë është e barabartë me pagesat e prapambetura që Bashkia e Tiranës ka ndaj inceneratorit. Veliaj e argumentoi vendimin me pastërtinë që duhet të ketë qyteti, madje u shpreh se kryeqyteti nuk mund t’u lihej zhulanjosëve.

Dhe si për të justifikuar pagesën për një incenerator që ndodhet në sekuestro preventive nga SPAK, megjithëse nuk ekziston fare, Veliaj paraqiti në Këshill një tabelë ku sipas tij tregoheshin pagesat që ka bërë Bashkia e Kavajës, e drejtuar nga një kryebashkiak demokrat pikërisht për inceneratorin.

“Ne do të shkojmë  me kostum, kurse këta të Kavajës shkuan me tanga dhe bënë pagesën”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës nuk dha shpjegime para Këshillit se nga dilnin këto para që do të derdhen për inceneratorin, por më pas një prej këshilltarëve të opozitës, tedi Blushi, zbuloi se 420 mln lekë hiqeshin nga fondi i arsimit për fëmijët e Tiranës dhe 180 mln të tjera nga fondi i emergjencave.

Përtej çdo debati lidhur me incerenatorin, për të cilin SPAK ka nisur hetimet, ajo që ndodhi në mbledhjen e Këshillit ishte shfaqja e rradhës që Erion Veliaj tregoi para Parlamentit të qytetit, duke iu shmangur çdo lloj llogaridhënieje apo debati real mbi milionat që qarkullon nga një zë i buxhetit në tjetrin, thjesht e vetëm se ka shumicën e kartonëve.

Dhe pasi dha shfaqjen, herë me batuta e herë me akuza, herë si i nxehur dhe herë duke qeshur, Veliaj u largua nga mbledhja, i bindur se ata që ndodheshin në sallë, do të miratonin çdo propozim të tij, pavarësisht kundërshtive që vinin nga këshilltarët e opozitës.

“Zoti Qelia”, iu drejtua këshilltari i PL, Tedi Blushi, kryebashkiakut Veliaj, frazë që duket se e acaroi këtë të fundit, duke i kthyer reston teksa i kujtoi akuzat ndaj Ilir Metës, ish-Presidentit dhe kreut të PL-së, si spiun të Sigurimit të Shtetit.

“Erion Qelia ti sot i sjell Këshillit Bashkiak për miratim propozimin për shtese fondesh për inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës. Në vend të ishe sot i pandehur para drejtësisë vjen bën monologë para këshillit. Je keqbërësi më i madh i kryeqytetit dhe abuzuesi më i madh i taksave të qytetarëve. Për mega-aferën e inceneratorit duhet të ishe marrë i pandehur.

Ti sot quhesh ‘Erion Qelia’. ‘Erion Qelia’ flet për humanizmin ndërkohë që refuzon në shkelje të ligjit dhe rregullores së këshillit kërkesën për lejimin në mbledhje të Kryetarit të Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve. ‘Erion Qelia’ nga frika e përballjes me qytetaret dhe me transparencën e ka mbushur sallën me badigardët e tij dhe nuk lejon invalidët në karrocë dhe gazetarët që presin jashtë dyerve të bashkisë.

Ti ‘Erion Qelia’ duhet të merresh i pandehur dhe të dalësh para drejtësisë! Mega-Firma e paligjshme që ndryshoi fatin dhe i dha jetë kësaj vepre korruptive të inceneratorit të Tiranës, është e juaja pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur ligjin e pushtetit lokal Me këtë firmë të paligjshme, ti ‘Erion Qelia’ fute në borxh të gjithë qytetarët e Tiranës për 30 vite në shërbim të mafias së inceneratorëve. ‘Erion Qelia’ dili “për zot” firmës!”, tha Blushi.

Ilir Alimehmeti, kreu i grupit të këshilltarëve të “Bashkë Fitojmë” tha për mediat se Këshilli Bashkiak i vendosi 6 mln euro të tjera në dispozicion inceneratorit që është në sekuestro”.

“Nuk mund të ishim dakord”, tha Alimehmeti, duke konfirmuar votën kundër të grupimit që drejton.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti tha se paratë e shkollave po shkojnë për një incenerator fantazmë.

“Në sallën e Këshillit Bashkiak, Veliaj shpërtheu në të bërtitura dhe fyerje ndaj këshilltarëve të opozitës që kundërshtuan pagesën qindra miliona lekë për inceneratorin që nuk ekziston. Këshilltarët e opozitës u pritën nga 30 policë. Kush mendon se mund të intimidojë këshilltarët e opozitës, gabon rëndë. Veliaj i hoqi të drejtën opozitës, mbajti ligjëratën mashtruese dhe u largua.

Janë 600 milionë lekë të reja, janë 6 milionë euro që merren nga paratë e shkollave dhe kopshteve dhe çohen për të paguar inceneratorin fantazmë,” tha ai.

Kemi dyshime të forta se prona publike e Gardës së Republikës i jepet në formati klientelist, një përfaqësuesi të lartë të PS,” theksoi Teliti.

Etiketa: KeshilliKryesore1TiranaVeliaj

Lajme të lidhura

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta
Breaking Views

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate
Breaking Views

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra
Aktualitet

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Para
EMRI dhe FOTO/ Identifikohet shqiptari i vrarë në Greqi. Trupi i gjakosur i shtrirë në rrugë

Vrau 39-vjeçarin shqiptar me çifte, zbardhet dëshmia e grekut. Detaje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta
Breaking Views

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26

Ambasada e Suedisë në Tiranë ka reaguar pas vendimit të sotëm të Kuvendit, i cili votoi kundër kërkesës së SPAK...

Lexo më shumë
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26
Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

15:00 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com