GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

6 vende tentuan të manipulonin rezultatin, ja çfarë ndodhi në Eurovizion

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
6 vende tentuan të manipulonin rezultatin, ja çfarë ndodhi në Eurovizion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ukraina u shpall fituese mbrëmjen e djeshme në Eurovizion pasi grupi përfaqësues përmbysi rezultatin duke dalë në vendin e parë me votat që mori nga publiku. Në vendin e dytë u rendit Mbretëria e Bashkuar ndjekur më pas nga Spanja. Suedia dhe Serbia plotësuan Top 5. Megjithatë, votimi nuk ishte aq i drejtpërdrejtë sa u duk nga ekranet e televizioneve që u transmetua.

Lidhur me këtë situatë, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) iu desh të hiqte votat e 6 vendeve pasi kishte vërejtur modele të parregullta votimi. Ato u zëvendësuan nga një rezultat i përmbledhur i bazuar në vendet me modele të ngjashme votimi si në gjysmëfinalen e dytë ashtu edhe në finalen e madhe.

Nga ana tjetër, votat nga Azerbajxhani, Gjeorgjia, Mali i Zi, Polonia, Rumania dhe San Marino u zëvendësuan të gjitha me rezultatin e ri. EBU lëshoi një deklaratë gjatë finales së madhe, para se të fillonte të niste segmenti i votimit, përmes së cilës bënte me dije se disa vende kishin tentuar që të manipulonin rezultatin.

“Në mënyrë që të jetë në përputhje me udhëzimet e votimit të konkursit, EBU punoi me partnerin e saj votues për të llogaritur një rezultat të përgjithshëm zëvendësues për secilin vend në fjalë si për gjysmëfinalen e dytë ashtu edhe për finalen e madhe.

Së fundmi, ky proces u pranua nga Monitoruesi i Pavarur i Votimit. EBU e merr jashtëzakonisht seriozisht çdo përpjekje të dyshuar për të manipuluar votimin në Eurovizion dhe ka të drejtë t’i heqë këto vota në përputhje me Udhëzimet Zyrtare të Votimit, pavarësisht nëse vota të tilla mund të ndikojnë apo jo në rezultatet e votimit.”

Etiketa: AzerbajxhaniEurovizionGjeorgjiaMali i ZiPoloniaRumaniashtetevende te ndryshme

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Para
Mbërrin në Shqipëri Mike Pompeo/ Bllokohet rruga Rinas-Tiranë, kaos në autostradë

Mbërrin në Shqipëri Mike Pompeo/ Bllokohet rruga Rinas-Tiranë, kaos në autostradë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë
Aktualitet

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për...

Lexo më shumë
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26
Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

14:39 - 26/10/26
“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

14:29 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com