GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“600 mijë euro për shërbime çlodhje”, PL denoncon Niko Peleshin

13:24 - 03/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
“600 mijë euro për shërbime çlodhje”, PL denoncon Niko Peleshin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi se po bën shpenzime luksi në një kohë krize me tender për aktivitete artistike dhe sportive.

Blushi shkruan se Peleshi ka hapur një tender 600 mijë euro për shërbime çlodhjeje në kohë krize, ku shumica e popullsisë po varfërohet për shkak të rritjes së çmimeve.

Postimi:

Shpenzime luksi, në kohë krize! Ministri Peleshi hap tender “tallavaje”: 600 mijë euro për shërbime çlodhjeje!

Në kulmin e krizës ekonomike, Ministria e Mbrojtjes shpall tender për aktivitete artistike, krejtësisht të panevojshme në kushtet kur ndodhet vendi ynë.

Kur 67% e popullsisë me të ardhura më pak apo deri në 5.5 dollarë në ditë, po ndjen si kurrë më parë lakun e varfërisë për shkak të rritjes abuzive të çmimeve, dhe kur Qeveria u ndan “thërrime” shtresave më në nevojë të shoqërisë që po lëngojnë nga mjerimi i tejskajshëm, Niko Peleshi vendos të shpërdorojë fondet publike për ahengje.

Kur pensionistët çdo ditë ndjejnë koston e rëndë të shtrenjtimit të ushqimeve, ilaçeve dhe energjisë elektrike, kur mjekët, infermierët dhe arsimtarët kërkojnë rritje rroge, kur studentët kërkojnë më shumë mbështetje ekonomike për të përballuar universitetet, kur jetimët në qendrat sociale janë të paushqyer sepse u vidhet edhe kafshata, Niko Peleshi shpall tender për “tallava”.

Anuloni urgjent tenderin dhe ndani këto fonde për familjet më në nevojë!

Qeverisë së tallavasë, babëzisë dhe paligjshmërisë që zhvat papushim shqiptarët dhe fondet e tyre i keqpërdor në këtë farë feje, i duhet treguar vendi sa më parë!

Etiketa: blushipELESHI

Lajme të lidhura

Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE
KRYESORE

Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE

20:30 - 27/02/26
Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak
Breaking Views

Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak

19:54 - 27/02/26
Mbërrijnë raketat amerikane JAVELIN, i shkarkuari Piro Vëngu në krah të Nancy VanHor
Breaking Views

Mbërrijnë raketat amerikane JAVELIN, i shkarkuari Piro Vëngu në krah të Nancy VanHor

17:25 - 27/02/26
Para
“Kamerat të mbahen hapur”, deputetët përplasen te “Siguria”: Keni nxjerrë shtetin “lakuriq”

“Kamerat të mbahen hapur”, deputetët përplasen te “Siguria”: Keni nxjerrë shtetin “lakuriq”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE
KRYESORE

Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE

20:30 - 27/02/26

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur te akuzat e fabrikuara sipas tij me urdhër të kryeministrit Edi Rama,...

Lexo më shumë
Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

20:00 - 27/02/26
Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak

Bashkia krijon “Vlora Invest” për plazhet, PD kundërshton në Këshillin Bashkiak

19:54 - 27/02/26
Punimet e OSHEE, Elbasani, Gramshi e Librazhdi pa energji për 3 ditë

Punimet e OSHEE, Elbasani, Gramshi e Librazhdi pa energji për 3 ditë

19:45 - 27/02/26
Presidenti Begaj vendos kufjet edhe kur gazetarët e pyesin shqip

Presidenti Begaj vendos kufjet edhe kur gazetarët e pyesin shqip

19:34 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com