GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

63-vjeçari i dha fund jetës në dyert e SPAK, Avokati i Popullit: Të rishikohen praktikat e dhënies së mikrokredive

17:48 - 04/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
63-vjeçari i dha fund jetës në dyert e SPAK, Avokati i Popullit: Të rishikohen praktikat e dhënies së mikrokredive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke marrë shkas nga ngjarja tragjike e ndodhur në dyert e SPAK, ku Pal Trashaj i dha fund jetës me fostoksinë, Avokati i Popullit bën thirrje për një rishikim të praktikave të dhënies së mikrokredive.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Avokati i Popullit shkruan se kjo ngjarje e rëndë ku mbeti viktimë një 63-vjeçar, nuk duhet të lihet në harresë. Sipas tyre, qytetarëve do duhet t’i jepet një zgjidhje, për këto probleme që kanë prekur jo pak qytetarë.

“Një ngjarje e rëndë u shënua disa ditë më parë, pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku Pal Trashaj, 63 vjeç, në gjendje të rëndë psikologjike për shkak të problemeve të tij me mikrokreditë, ndërroi jetë pasi piu fostoksinë.

Pavarësisht vendit ku ndodhi akti tragjik, ngjarja nuk duhet të humbasë fokusin. Është thelbësore të kuptohet se nevoja e personit për të adresuar situatën e tij duhet të gjejë zgjidhje duke trajtuar shkaqet e problemit, në mënyrë që fenomene të tilla të mos përsëriten. Edhe pse SPAK nuk është institucioni përgjegjës për këtë problematikë, është e rëndësishme që qytetarët të mos ndihen të pafuqishëm në adresimin e shqetësimeve të tyre.

Për më tepër, në marrjen e mikrokredive duhet të jenë të qarta rreziqet e tyre, duke ofruar informacion të plotë dhe mbështetje për të parandaluar situata të ngjashme. Ngjarja bëhet edhe më e trishtë duke marrë në konsideratë kalvarin e përpjekjeve të tij për të kërkuar drejtësi, derisa u dorëzua për shkak se nuk gjeti zgjidhje dhe ndërmori këtë akt të rëndë.

Ky rast tragjik nxjerr në pah jo vetëm vulnerabilitetin e qytetarëve ndaj sistemeve të kredive të vogla, por edhe papërshtatshmërinë e masave që nuk trajtojnë problemin në thelb dhe në origjinë. Avokati i Popullit ndonëse nuk ka mandat për trajtimin e ankesave në sektorin privat, ka ushtruar presion pozitiv për zbatimin e drejtë dhe të ndershëm të procedurave përmbarimore.

Gjithashtu Avokati i Popullit bën thirrje për një rishikim të praktikave të mikrokredive dhe përforcimin e mekanizmave mbrojtës për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Pal Trashaj humbi jetën mëngjesin e së mërkurës, një ditë pasi piu fostoksinë përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Sipas familjarëve i kishin marrë pasurinë përmbaruesit që punojnë për kompanitë e mikrokredive.

Etiketa: avokati i popullitSpak

Lajme të lidhura

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat
Aktualitet

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Para
Apeli ia mbledh lakun SPAK-ut për Veliajn: Pyesni Jona Bejkon për hotelin e Lali Erit!

Apeli ia mbledh lakun SPAK-ut për Veliajn: Pyesni Jona Bejkon për hotelin e Lali Erit!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat
Aktualitet

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, në qytetin e Vlorës është regjistruar një rritje e...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

Parashikimi i horoskopit, ja ç’ thonë yjet për sot

07:45 - 01/02/26
Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe shira

07:31 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com