GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Durrës, 63-vjeçari rrezikon të mbetet i paralizuar pas aksidentit

21:58 - 12/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Durrës, 63-vjeçari rrezikon të mbetet i paralizuar pas aksidentit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Administrata publike po shijonte ditën e tretë të pushimit, të hënën e 10 prillit, si një zgjatim i festimeve për pashkët katolike, kur Arjan Metaj, 63 vjeç, u aksidentua ndërsa ngarkonte në një kamion traversa betoni për llogari të Hekurudhës Shqiptare.

E bija, Xhana Metaj, i tha BIRN se i ati kishte marrë urdhër për të dalë në punë mëngjesin e së hënës, edhe pse kjo nuk ishte e zakonshme.

“Normalisht kur janë pushimet zyrtare nuk ka shkuar në punë. Ky ishte një rast i çuditshëm, por ai iku sepse e kërkoi drejtori,” tha Metaj.

Arjan Metaj ishte një shofer veteran i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe punonte prej 13 vitesh për shoqërinë Hekurudha Shqiptare. Sipas së bijës, ai u aksidentua pasi ngarkoi traversat në karroceri dhe u ngjit në kamion për ta siguruar ngarkesën me litar, por rrëshiti duke rënë nga lartësia.

“Babi ishte duke i vendosur litarin që mos të rrëshqisnin gjatë transportit dhe në kohën që ai ishte lart duke e lidhur, një nga traversat ka lëvizur dhe ai ka rrëshqitur, ka rënë nga lartësia 3-4 metra poshtë,” tha Xhana Metaj.

Metaj fillimisht u transportua me autoambulancë drejt Spitalit të Durrësit, por shpejt mjekët zbuluan se 63-vjeçari kishte marrë plagë të rënda dhe e dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Vajza e tij i tha BIRN se ai ishte në gjendje kritike dhe i paralizuar.

“Ka pësuar paralizë komplete, nuk lëviz fare, as duart, e kanë përcaktuar si tetraplegjik i shkallës së lartë,” rrëfeu e bija për BIRN.

Legjislacioni shqiptar i detyron administratorët e shoqërive që të raportojnë brenda 24 orëve aksidentet në punë, por drejtuesi i Inspektoriatit Shtetëror të Punës në Durrës i tha BIRN se nuk ishin informuar për rastin e Metajt dhe se do të nisnin një inspektim pas raportimit gazetaresk.

“Nuk kemi informacion për rastin, ju po më thoni, sepse ne indiciet i marrim nga media dhe detyrimin e ka administratori i subjektit që brenda 24 orëve të bëjë lajmërimin tek Inspektorati i Punës, sepse përndryshe sanksionohet me gjobë dhe këtë gjë s’e ka bërë,” tha Bledar Voka, kryeinspektori i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore në Durrës.

Policia e Durrësit e raportoi rastin gati 30 orë pas aksidentit dhe deklaroi se kishte referuar në Prokurori për veprën penale të “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë” teknikun e Drejtorisë së Hekurudhave në Durrës, 62 vjeçarin me iniciale I. XH.. Policia nuk dha detaje për datën dhe orën e ngjarjes, duke shtuar se i aksidentuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Administratori i Hekurudha Shqiptare, Gentian Liko nuk ishte i arritshëm për koment, ndërsa shoqëria nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjeve aksidentimin e Arjan Metajt  dhe mosdeklarimin e aksidentit në Inspektoriatin e Punës në Durrës.

Aksidentet në punë janë të nënraportuara në Shqipëri dhe shpesh faji për to u ngarkohet viktimave.

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, vitin që kaloi në Durrës pati 31 inspektime për aksidente në vende pune. Gjashtë prej aksidenteve ishin me pasojë humbjen e jetës. Në një rast tjetër, më 12 korrik 2022, Policia e Durrësit njoftoi se punëtori i një kompanie pastrimi kishte humbur jetën pas një aksidenti, por autoritetet nuk mundën ta identifikonin kompaninë në momentet e para. Edhe në këtë rast Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në Durrës deklaroi për BIRN në atë kohë se nuk kishin njoftim për aksidentin.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale të mërkurën, familjarët e Arjan Metajt thanë me trishtim se ai mund të ketë përgjithmonë nevojë për ndihmën e një karroce për të lëvizur. Familja është gjithashtu e revoltuar për raportimin e zbutur të ngjarjes nga policia.

“Pasi u publikua më erdhi keq, sepse shkruhej se punonjësi është në spital në gjendje të mirë. Kjo nuk është absolutisht e vërtetë”, përfundoi e bija./Reporter.al/

Etiketa: aksidentparalizuartren

Lajme të lidhura

Shërbente si devijimi trafiku/ Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë bllokojnë qarkullimin
Aktualitet

Shërbente si devijimi trafiku/ Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë bllokojnë qarkullimin

16:54 - 25/02/26
Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni
Aktualitet

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni

16:44 - 25/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Para
Ky ari është ‘vrasës’, banorët kanë kërkesë të pazakontë që…

Ky ari është 'vrasës', banorët kanë kërkesë të pazakontë që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shërbente si devijimi trafiku/ Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë bllokojnë qarkullimin
Aktualitet

Shërbente si devijimi trafiku/ Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë bllokojnë qarkullimin

16:54 - 25/02/26

Vështirësohet qarkullimi në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh, shtohet fluksi i mjeteve. Sipas informacioneve, mësohet se nga rruga e Gramshit janë lejuar të...

Lexo më shumë
Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni

16:44 - 25/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com