GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

7 000 € për ti shpëtuar prangave/ 2 vite burg shefit të “FAST”

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
7 000 € për ti shpëtuar prangave/ 2 vite burg shefit të “FAST”

Fatmir Alia

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno – Gjykata e Elbasanit, ka vendosur të dënojë shefin e njësisë së kërkimit në “FAST”, Fatmir Alia, i cili rezulton se së bashku me agjentin e tij, Sokol Fana, i kanë kërkuar 7 mijë euro shtetasit Klodjan Hajdërlli.

Ka qënë gjyqtarja, Idush Maliqi, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke deklaruar fajtor Fatmir Alia dhe dënuar me 2 vite burgim shefin e njësisë së kërkimit në “FAST”, që ndodhet pranë Policisë së Shtetit.

Në këtë rast fajtor gjykata gjeti dhe agjentin e “FAST”, Sokol Fana, duke e dënuar me 2.8 vite burgim. Dy ish-funksionarëve të Policisë së Shtetit, përmes vendimit të gjykatës së Elbasanit, u hiqet e drejta për një periudhë 3 vjeçare, për të shërbyer apo mbajtur funksione në administratën publike.

Gjyqtarja Maliqi, deklaroi fajtor dhe Klodjan Hajdërlli, të cilin e dënoi me 3 muaj heqje lirie për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

Hajdërlli, rezulton i dënuar me 5 vite burgim në Itali për drogë dhe pas përfundimit të dënimit në Shqipëri, ai do ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin.

Sipas dosjes hetimore dy punonjësit e “FAST”, pranë Policisë së Shtetit, akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”.

Fana, duke shfrytëzuar dokumentin e policisë dhe një armë tip “Glock”, në muajin tetor 2021, ka shkuar në lokalin “S….” në Elbasan, që administrohet nga Klodjan Hadërlli, duke i treguar këtij të fundit se kishte probleme me drejtësinë italiane dhe se për këtë duhet të arrestohej.

Klodjani i ka kërkuar punonjësit të policisë, që ta linte të takonte nënën e tij, meqenëse do shkonte në burg.
Në këtë moment personi, i cili është prezantuar si agjent i Interpolit, Sokol Fana, i ka thënë Klodianit se mund ta rregullonin në mënyrë tjetër këtë punë, duke i kërkuar 7 mijë euro.

Etiketa: FASTFatmir AliaGjykata e Elbasanit

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Konfirmohet/ Elita Rudi pjesë e “Big Brother VIP Kosova”

Konfirmohet/ Elita Rudi pjesë e "Big Brother VIP Kosova"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com