GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

7 mënyra të dobishme për të kapërcyer frikën

10:39 - 22/09/21
në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 4 min
A A
7 mënyra të dobishme për të kapërcyer frikën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Margee Kerr është një sociologe dhe profesoreshë nga Universiteti i Pitsburgut, e specializuar në shkencën që merret me kërkimet mbi frikën dhe ankthin.

Ndjesia e frikës mund t’ju pengojë të arrini shumë gjëra në jetë, që nga kënaqësitë e vogla të përditshmërisë, deri te sfidat e mëdha që i mendonit të pamundura. Ja si ta kapërceni atë.

Margee Kerr është një sociologe dhe profesoreshë nga Universiteti i Pitsburgut, e specializuar në shkencën që merret me kërkimet mbi frikën dhe ankthin. Studimi i saj më i ri bazohet në realitetin e biznesit, por përveçse një profesoreshë, Kerr ka punuar për një “shtëpi frikësimi” (një lloj parku lodrash ku njerëzit shkojnë që të përjetojnë efektin e të tremburit nga të tjerët). Kështu, asaj i është dashur të mësojë rreth emocioneve të klientëve dhe se çfarë i frikëson ata më tepër. Ja këshillat e saj për ta kapërcyer frikën:

Parashikimet e sakta pakësojnë frikën

Ka një arsye përse nuk mund ta gudulisni veten, pasi në këtë veprim, mungojnë elementet e befasisë. Truri juaj e di me saktësi çfarë do të bëjnë duart tuaja. Njerëzit janë të pajisur me aftësitë për të bërë parashikime nga përvojat e së shkuarës. Momentet më të frikshme vijnë kur parashikimet tuaja nuk përputhen me eksperiencat. “Një parashikim jo i saktë të çorienton dhe shton pasigurinë”, thotë ekspertja.

Kjo është arsyeja përse gjërat që ju trembin me të vërtetë, sfidojnë sistemet tuaja të brendshme të pritshmërive.

Frika nuk ulet apo shtohet bazuar mbi statistika

Udhëtimi me avion do t’i trembë gjithnjë njerëzit, pavarësisht se çfarë thonë statistikat e sigurisë. Po ashtu, fluturime të tjera sportive në qiell parashikohen nga statistikat si të sigurta, nga 3.2 milionë hedhje me parashutë në vitin 2013, pati 24 viktima. Një numër statistikor shumë i ulët. Ka më shumë gjasa që dikush të vdesë nga vetëvrasja, mbytja, elektriciteti apo goditja nga rrufeja. Por asnjë nga këto shifra nuk ju bën të ndiheni më të sigurt.

Nëse doni të harroni diçka të frikshme, luani Tetris

Profesoresha e Oksfordit, Emily Holmes, ka zbuluar se nëse luani një lojë përsëritëse dhe tërheqëse si për shembull Tetris, brenda gjashtë orëve që nga çasti kur shihni diçka shqetësuese, kjo do të pakësojë peshën emocionale të kujtimit. Gjithashtu, do të reduktojë mundësinë e kthimit të kujtimit.

Por përse funksionon Tetris? “Pjesa e trurit tuaj përgjegjëse për shfrimin emocional është shumë e zënë duke parë blloqet që bien dhe duke u përpjekur të kuptojë se ku do të shkojnë format”, shkruan Kerr.

Nëse keni frikë, ulërima mund t’ju ndihmojë

Në disa ambiente do ta keni të vështirë të ulërini, por në fakt, nxjerrja e frikës përmes të ulëriturit mund të ketë pasoja pozitive. Kerr thotë se ajo e lejon veten të ulërasë të paktën një herë në javë. Por përse ndihmon kjo?

Mendoni për të gjithë energjinë dhe fokusin që keni kur përpiqeni të mos bërtisni. Aktivitetet që ju japin mundësinë të çlironi veten, ofrojnë një hapësirë ku ju lini të lirë ‘policinë’ e kontrollit të impulsit. Mund ta aplikoni këtë mësim në rastin e frikës dhe inatit tuaj.

Njerëzit që tremben bashkë, qëndrojnë bashkë

Kërkimi nga Arthur Aron tregon se marrëdhëniet e familjeve, çifteve, miqve dhe kolegëve që tremben së bashku, mund të përmirësohen pasi marrin pjesë në një aktivitet të ri dhe entuziazmues së bashku. Kërkimi nga Universiteti i Tenesit tregon se ndjenjat intensifikohen kur përjetohen njëkohësisht me të tjerë. Frika duket edhe më e frikshme dhe lumturia edhe më e madhe. Mund t’i përdorni këto dije për të forcuar shpirtin e skuadrës.

Të folurit me vete ju ndihmon të qetësoheni

Nëse po kryeni një aktivitet të frikshëm, vizualizimi dhe të folurit me vete ju ndihmon shumë që ta kaloni frikën. Këto janë mjete ideale për t’u ndier më mirë. Ndjesia e frikës ose shqetësimi, mund të lihen lehtësisht pas, për sa kohë që mendoni se çdo gjë do të shkojë mirë dhe ia thoni vetes këto ide.

Mund ta stërvitni veten të harroni kujtimet e këqija

Një nga çastet më të frikshme të ekspertes së specializuar për këtë ndjesi nuk ndodhi në eksperimentet e saj, por në jetën e vërtetë. Ajo mbeti në ashensor midis dy kateve dhe askush nuk iu përgjigj butonit të emergjencës.

Ironikisht situata bëhet edhe më e vështirë kur ajo u shpëtua. Ashensori, i prishur, ishte disa metra poshtë katit më të afërt, ndaj për këtë iu desh të kërcente duke kapur dorën e dikujt që po e ndihmonte dhe incidentet vazhduan derisa iu desh të kërcente dhe të dilte që andej.

Megjithatë, çdo njeri mund ta nxjerrë veten nga një situatë e frikshme dhe më pas ta stërvitë veten që të mos e kujtojë më atë moment. Mësohuni t’i lini pas çastet e këqija, duke bërë që ato të ndihmojnë gjithnjë e më pak te ju.

Etiketa: frikemenyramposht

Lajme të lidhura

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Aktualitet

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

22:40 - 13/11/25
OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh
Aktualitet

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

20:59 - 12/11/25
Para
Balotelli hakmerret pas disa vitesh ndaj trajnerit të Besiktas, shikoni çfarë i bën pas golit

Balotelli hakmerret pas disa vitesh ndaj trajnerit të Besiktas, shikoni çfarë i bën pas golit

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com