GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

7 muaj pa mbledhur Këshillin Kombëtar pas zgjedhjeve të 11 majit/ Berisha: Analiza shtyhet për herë tjetër

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
7 muaj pa mbledhur Këshillin Kombëtar pas zgjedhjeve të 11 majit/ Berisha: Analiza shtyhet për herë tjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD Sali Berisha përpara anëtare të Këshillit Kombëtar u justifikua për mororganizimin e një mbledhje që prej zgjedhjeve të 11 majit, duke thënë se shkak është bërë mbrojtja e votës së lirë dhe vërtetimi i farsës elektorale. Analiza e zgjedhjeve u shty per heren tjeter.

“Do ta filloj së pari me një sqarim për vonesën e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit. Dua të garantoj çdo demokrat, çdo anëtar të Këshillit, se kjo vonesë ka pasur vetëm një shkak, mbrojtjen e votës së qytetarëve shqiptarë.

Jemi njerëz të fjalës, ne mbahemi për fjalën tonë. Dy kanë qenë kryefjalët tona. E para, me Ramën nuk ka zgjedhje, e kam thënë dhjetëra herë. E dyta, ne u thamë shqiptarëve se do të mbrojmë votën. Theksoj se fushata elektorale e vitit 2025 ka qenë fushata me programin më të shkëlqyer elektoral në të gjithë historinë e PD-së.

Ka qenë një fushatë me arkitektin më të aftë të fushatave elektorale, arkitektin e fitores së Trump. Ka qenë fushata në të cilën ne garantuam mbështetjen e plotë nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare të partive të qendrës së djathtë”, tha Berisha.

Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit ishin farsë dhe u vodhën nga Rama i mbështetur nga bandat. Kush mendon ndryshe, pra se Rama ka fituar zgjedhjet, sipas Berishës mashtron veten ose është i mashtruar.

“Ata që duan të fajësojnë opozitën për farsën bëjnë një gabim të madh, në substancë , me dashje ose pa dashje justifikojnë farsën. Sepse për çdo qytetar, politikan që ka të qartë procesin zgjedhor ai e di se nëse gara zhvillohet mes shtetit elektoral dhe partive politike, ajo nuk është garë po është farsë. Në rast se qeveria në një provës zgjedhor dhuron 65% të zgjedhësve, 100 euro për votë, ajo nuk është zgjedhje, por është farsë. Në rast se qeveria fal 2 ditë para zgjedhjeve 2 mld euro gjoba dhe kamata, nuk është zgjedhje por farsë. Në rast se qeveria licencon në mes të fushatës elektorale mbjelljen e 28 mijë ha kanabis, ajo është farsë dhe njëra prej tyre mjafton për të shkatërruar një proces zgjedhor. Nëse qeveria mobilizon rrogëtarët e paguar si agjent elektoral, me paratë e taksapaguesve, administratën shtetërore, përdor të gjithë logjistikën e saj, përdor të gjitha mjetet e saj, fuqinë ekzekutive, ato nuk janë zgjedhje, por farsë. Në rast se ndonjë njeri mendon se Rama fitoi zgjedhjet, mashtron veten dhe është i mashtruar. Në rast se përdor bandat më të rrezikshme të Europës, si Troplinët, Suel Çelën, Bajrat e Shkodrës, xhabaftët e Vorës dhe u jep atyre listën për 28 deputetë, ata nuk janë zgjedhje por farsë”, tha Berisha.

“Për shkak të situatës emergjente të krijuar, detyrohemi që axhendën e parashikuar për sot ta shtyjmë për një mbledhje tjetër të afërt dhe të përqendrohemi në përgatitjen e përgjigjes që duhet t’i japim kësaj kalbësire që kundërmon në gjithë botën. Kësaj organizate kriminale, që nuk ka Kushtetutë, ligj e moral dhe që është e aftë të bëjë çdo gjë për të qëndruar në pushtet. Është radha jonë. Është ora jonë”, tha Berisha.

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Tre të rinjtë nga Fieri që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë
Aktualitet

Tre të rinjtë nga Fieri që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

19:27 - 18/09/26
Alket Rizai në Shqipëri? Policia e Shtetit: “Nuk kemi informacion zyrtar”
Aktualitet

Alket Rizai në Shqipëri? Policia e Shtetit: “Nuk kemi informacion zyrtar”

19:19 - 18/09/26
Itali/ Kamioni i plehrave përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, kishte të bijën për dore
Aktualitet

Itali/ Kamioni i plehrave përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, kishte të bijën për dore

18:55 - 18/09/26
Para
Bethlehemi feston Krishtlindjen nën hijen e luftës në Gaza

Bethlehemi feston Krishtlindjen nën hijen e luftës në Gaza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre të rinjtë nga Fieri që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë
Aktualitet

Tre të rinjtë nga Fieri që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

19:27 - 18/09/26

Një aksident i rëndë rrugor me tre viktima shqiptare është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes...

Lexo më shumë
Alket Rizai në Shqipëri? Policia e Shtetit: “Nuk kemi informacion zyrtar”

Alket Rizai në Shqipëri? Policia e Shtetit: “Nuk kemi informacion zyrtar”

19:19 - 18/09/26
Itali/ Kamioni i plehrave përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, kishte të bijën për dore

Itali/ Kamioni i plehrave përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, kishte të bijën për dore

18:55 - 18/09/26
Grabitet shtëpia e kardinalit Ernest Simoni në Firence, hajdutët shembin murin për tu futur brenda

Grabitet shtëpia e kardinalit Ernest Simoni në Firence, hajdutët shembin murin për tu futur brenda

18:42 - 18/09/26
Nga Lazarati te Kanadaja: Si po ndryshon trafikimi i kanabisit në Shqipëri

Nga Lazarati te Kanadaja: Si po ndryshon trafikimi i kanabisit në Shqipëri

16:15 - 18/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com