GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

7 objekte që tërheqin paranë nëse i mbani në shtëpi

17:08 - 14/11/21
në Kuriozitete, Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
7 objekte që tërheqin paranë nëse i mbani në shtëpi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kush nuk do të donte të kishte më shumë para dhe kushte më të sigurta financiare? Por si materializohet kjo në jetën tonë? Shumë nga ne mund të bëjnë gabime kur bëhet fjalë për të arritur mirëqenien financiare duke shkaktuar efekt të kundërt. Duhet mençuri e urtësi për të përshkruar rrugën e duhur në drejtim të të mirave materiale dhe feng shui mund të ndihmojë për këtë. Kjo teknikë kineze e cila na ndihmon të përmirësojmë energjinë dhe cilësinë tonë të jetës, ka disa këshilla të rëndësishme për të na ofruar rreth objekteve që duhet të mbajmë në shtëpinë tonë. Ayto funksionojnë si një lloj magneti për mbarësinë financiare dhe të shtëpisë suaj.

Hajmali me hieroglifin ‘fu’

Sinjifikon mirëqenien financiare dhe paratë. Nëse nuk i gjeni si hajmali,  printojini si foto dhe varini në mur. Ato na bekojnë me kapacitetin e të pasurit më shumë sukses në investimet tona.

Koka e krevatit gjithmonë në mur

Mund të duket diçka e parëndësishme, por sipas feng shui, koka e krevatit nuk duhet të qëndrojë pranë dritares apo banjës, pasi largohen energjitë pozitive. Duhet të rrijë e mbështetur në mur.

Elefantë

 Elefantët konsiderohen kafshë të mençura, besnike e jetëgjata, arsyeja pse janë edhe simbol fati. Mbajtja e një statuje elefanti në shtëpi e bën jetën financiare tuajën më të pasur. Siugrohuni ta vendosni diku në qendër të shtëpisë.

Bretkosa me monedhë në gojë

Ky është një objekt i zakonshëm që gjendet në dyqanet e dhuratave, sidomos në vendet aziatike. Kjo  bretkosë e cila ulet mbi një perlë, me një monedhë në gojë, është e shkëlqyer për të tërhequr para dhe e bën shtëpinë tuaj një burim mirëqenieje dhe bollëku.

Lule të freskëta

Për feng shui-n, përdorimi i luleve të freskëta përveçse e bën më të bukur dhe çlodhës ambientin, sjell më shumë freski në shtëpi. Kur lulet janë të freskëta sjellin lumturi dhe mbarësi, por duhet të keni kujdes të mos përmbajnë gjemba.

Temjan

Shumë njerëz e përdorin temjanin për të aromatizuar shtëpitë e tyre, por edhe për të larguar energjitë negative dhe për të ndihmuar në krijimin e një realiteti më të lumtur dhe me bollëk. Për feng shui, temjani është një aleat i fuqishëm për jetën financiare që dëshirojmë.

Pasqyra

Sipas feng shui, pasqyra tërheq energjitë pozitive, por duhet pasur kujdes për zgjedhjen e vendit ku do të qëndrojë në shtëpi. Është e rëndësishme që të reflektojë një pamje të bukur, mundësisht jashtë shtëpisë, si kopshti apo lulet për të mbushur ambientin me energji pozitive. Këto janë disa elemente që tërheqin bollëkun në jetën dhe shtëpinë tuaj.

Etiketa: KurioziteteLifestyleobjekteShtepi

Lajme të lidhura

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë
Aktualitet

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë

17:45 - 11/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit
Aktualitet

Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

17:58 - 04/12/25
Para
Qytetarët në protestë kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës

Qytetarët në protestë kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Zero bashkëpunim me PS”, Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do reflektojnë pasi të hanë gjelin e detit
Aktualitet

“Zero bashkëpunim me PS”, Balla ironizon deklaratën e Berishës: Do reflektojnë pasi të hanë gjelin e detit

11:50 - 15/12/25

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes me socialistët, ka dalë në një prononcim për mediat. Duke...

Lexo më shumë
Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike

Barometri i Ballkanit 2025, Tabaku: Korrupsioni po mbyt biznesin dhe ekonominë shqiptare

11:44 - 15/12/25
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Rama porosit deputetët: Dilni dhe takoni elektoratin

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Rama porosit deputetët: Dilni dhe takoni elektoratin

11:35 - 15/12/25
Berisha: Altin Dumani do të mbahet mend si një armik i egër i pluralizmit politik

Berisha: Altin Dumani do të mbahet mend si një armik i egër i pluralizmit politik

11:17 - 15/12/25
Ironizon Berisha: Dumani po u lexonte agjentëve të BKH urdhrin e Ramës për armatosjen e tyre me ‘patllake druri’

Ironizon Berisha: Dumani po u lexonte agjentëve të BKH urdhrin e Ramës për armatosjen e tyre me ‘patllake druri’

10:37 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com