GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

770 mln euro të vjedhura nga buxheti, Sula: SPAK-un s’duhet ta zinte gjumi

22:48 - 30/05/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ironizon Sula: Ne dashurinë e kemi për Ramën, jo për Elisën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, duke iu referuar KLSH, tha se nga Buxheti i Shtetit janë vjedhur 770 milionë euro brenda një viti.

Në një postim në rrjetet sociale, Sula shkruan se kjo është një vjedhje e madhe dhe institucionet e drejtësisë nuk duhet “t’i zinte gjumi” deri në gjetjen e autorëve.

Sula përmendi edhe rastet që janë shfaqur ku zyrtarët shtetërorë fshehin paratë në tubat e aspiratorëve.

Reagimi i Sulës:

Fakt/ 770 milionë euro të vjedhura nga buxheti shtetit, kush mban përgjegjësi?!

?Shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur. Ky është një fakt që meriton vëmendjen e organeve të drejtësisë, por jo më pak edhe të qytetarëve.

Institucioni suprem i auditit (KLSH) ka zbuluar se rreth 770 milionë euro janë vjedhur në institucionet shqiptare.

⚫Kjo është një vjedhje që për mendimin tim organet e hetimit nuk duhet ti zinte gjumi deri në gjetjen e autorëve. Aq më tepër që rastet janë shfaqur ku zyrtarët shtetërorë fshehin paratë në tubat e aspiratorëve.

?KLSH nxjerr në pah disa fakte shumë të rëndësishme. ‘Fusha e parë ku ka pasur shkelje tek të ardhurat dhe kategorizuar si dëm ekonomik është ajo e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore’.

Kjo tregonë se pronat publike jepen pa studjim fizibiliteti, jepen me para nën dorë tek pushtetarët dhe përfitimi i qytetarëve të cilët janë të gjithë pronarë tek këto pasuri është zero.

?Fakt tjetër është se sa i takon dëmit ekonomik në shpenzime, fusha që mban rekordin është ajo e investimeve dhe pas saj vijnë pagat, sigurimet dhe shpërblimet.

?Kjo konfirmon denoncimet që vazhdimisht kemi bërë ne si opozitë për tenderat pa garë, për abuzimet e mëdha dhe për punësimet politike.

Janë të dhëna shumë të rëndësishme që së pari qytetarët duhet ti ndërgjegjësojë për të kërkuar llogari te qeverisja dhe organet e hetimit të hetojnë abuzimet dhe të vendosin para drejtësisë abuzuesit.

Etiketa: KLSHSulavjedhje fonde

Lajme të lidhura

Korrupsion në zemër të qeverisë shqiptare, skandali Balluku kërcënim për integrimin e Shqipërisë
Aktualitet

Korrupsion në zemër të qeverisë shqiptare, skandali Balluku kërcënim për integrimin e Shqipërisë

15:17 - 19/02/26
Banorët e Rrjollit në Velipojë vazhdojnë protestën kundër resortit të Bashkim Ulajt në pronat tyre
Aktualitet

Banorët e Rrjollit në Velipojë vazhdojnë protestën kundër resortit të Bashkim Ulajt në pronat tyre

14:55 - 19/02/26
Topalli: Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj për integrimin, ne hapim skandale
Aktualitet

Topalli: Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj për integrimin, ne hapim skandale

14:16 - 19/02/26
Para
Arrihet akordi, Sampdoria shpëton nga falimenti duke u blerë nga biznesmenët italianë

Arrihet akordi, Sampdoria shpëton nga falimenti duke u blerë nga biznesmenët italianë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korrupsion në zemër të qeverisë shqiptare, skandali Balluku kërcënim për integrimin e Shqipërisë
Aktualitet

Korrupsion në zemër të qeverisë shqiptare, skandali Balluku kërcënim për integrimin e Shqipërisë

15:17 - 19/02/26

Nga REUTERS Teksa protestuesit hidhnin bomba me benzinë ndaj godinës së qeverisë së Shqipërisë në qendër të Tiranës javën e kaluar,...

Lexo më shumë
Banorët e Rrjollit në Velipojë vazhdojnë protestën kundër resortit të Bashkim Ulajt në pronat tyre

Banorët e Rrjollit në Velipojë vazhdojnë protestën kundër resortit të Bashkim Ulajt në pronat tyre

14:55 - 19/02/26
Topalli: Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj për integrimin, ne hapim skandale

Topalli: Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj për integrimin, ne hapim skandale

14:16 - 19/02/26
Ndeshjet e Superiores, java e 25-të nis të premten me superduelin Egnatia-Dinamo

Ndeshjet e Superiores, java e 25-të nis të premten me superduelin Egnatia-Dinamo

13:50 - 19/02/26
“Do jeni lëkurë këpuce për SPAK”, Bardhi akuza mazhorancës: Nuk ka integrim pa i hequr imunitetin Ballukut

“Do jeni lëkurë këpuce për SPAK”, Bardhi akuza mazhorancës: Nuk ka integrim pa i hequr imunitetin Ballukut

13:31 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com