GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

8 kullat te liqeni/ Pse të gjithë heshtin përballë masakrës së Kastratit brenda Parkut të Madh?

15:50 - 05/09/22
në Aktualitet, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
8 kullat te liqeni/ Pse të gjithë heshtin përballë masakrës së Kastratit brenda Parkut të Madh?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

8 kulla po ndërton Shefqet Kastrati tek Parku i Madh i Liqenit, por askush nuk e denoncon, ndërsa qeveria i ka mbyllur sytë përballë këtyre përbindëshave që po përpijnë gjelbërimin. Institucionet përgjegjëse gjithashtu nuk kanë marrë asnjë masë ndaj këtyre ndërtimeve pa kriter që rriten çdo ditë.  Pak kohë më parë Gijotina.com ka denoncuar ndërtimin e kullave shumëkatëshe tek liqeni, madje edhe skemën se si Kastratit ka marrë leje për vetëm dy ndërtesa me më pak kate nga sa janë në të vërtet ato. Ndërkohë, ditën e sotme këtë skandal e ka sjellë në vëmendje gazetari Ermal Mulosmani, i cili përmes një postimi në Facbook ka publikuar ku duken qartë 8 kullat që po ngrihen nga Kastrati nën hundën e qeverisë dhe të gjithëve atyre që bëjnë sikur kërkojnë të eliminojnë korrupsionin. Në postimin e tij Mulsomani i kërkon opozitës që të mos hesht për këtë skandal, për këtë megaaferë që sjellë dëme kolosale si nga ana financiare dhe ajo mjedisore. Sipas tij, të mirën e publikut e duan ata të cilët nuk e fshehin këtë aferë të thurur nga qeveria dhe Shefqet Kastrati

“Ajo opozitë që del te parku i Liqenit, pas Sheratonit, dhe denoncon korrupsionin oligarkiko-qeveritar të kullave të Çet Kastratit, brenda mushkërive të qytetit, vetëm ajo, ka votën time. Të tjerët konfirmohen si të kapur nga Qeveria ose Oligarkët.  Ky është test jo të përkrahësh një shërbëtor servil që dje ishte me pushtetin me shpresën se sot do të bëhet me ty. Edhe për mediat gjithashtu. Ajo që denoncon masakrën e Kastratit brenda Parkut të Madh të Tiranës mbron interesat e publikut. Të tjerat janë pallavra”, shkruan gazetari.

Më i fortë Çeti se shteti

Sikur e cekëm  edhe më lartë Gijotina.com ka denoncuar se Kastrati ka marrë leje vetëm për një pjesë të ndërtimeve, pra për pallat jo më shumë 7 kate, ndërsa në të vërtetë  8 kullat janë më shumë se 10 katëshe. Por, duke qenë më të dobët përballë Kastratit, IKMT nuk ka shkuar të prish ndërtimet la leje të Kastratit, që për më tepër janë në një zonë natyrore, ku me ligj ndërtimet nuk duhet të lejohen.

Gjithashtu, Gazeta Nacionale ka shkruar më parë për Shefqet Kastratin. Për çdo vit, Shqipëria që nuk i ka as 3 milionë banorë importon 600 mijë ton naftë, e cila konsumohet nga rreth 600 mijë veturat që posedojnë shqiptarët. Përveç banorëve rezidentë, në Shqipëri çdo vit shkojnë e vijnë rreth 3-4 milionë turistë, të cilët gjithashtu përdorin naftën. Megjithatë, në terma të shpenzimeve, Shqipëria harxhon më pak naftë se Kosova, e cila ka vetëm 1.7 milionë banorë.

Fituesi më i madh nga përdorimi i naftës, padyshim, është Shefqet Kastrati, biznesmeni që është ndër baronët kryesor të naftës në Shqipëri. Por, fitimi i tij nuk është vetëm për shkak të sasisë që shitet në tregun shqiptar. Analistët nga Shqipëria dyshojnë se baronët e naftës në Shqipëri fusin naftë në mënyrë ilegale. Nga një gjë e tillë, më së shumti dëmtohet buxheti i Shqipërisë, pasi që një litër naftë e pa doganuar, hyn e paregjistruar edhe në rezervuarin e veturës së qytetarit. Mijëra tonë naftë hyn në këtë formë, për të cilën pastaj  hidhen dyshime edhe për cilësinë. Ndonëse miliona euro tatime për naftën nuk paguhen në buxhetin e shtetit shqiptar, paratë megjithatë përfundojnë në kuletën e baronëve të naftës si Shefqet Kastrati. Kohë më parë, për shkak të pakënaqësive për rritjen e çmimeve, ka pasur protesta të shumta në Tiranë, e për të cilat kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pati thënë se ato po i shërbejnë Rusisë.

 

Etiketa: DenoncimKastratikryesore2Kullat

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
I riu humb gjurmët në Bulqizë, i afërmi: Përdorni dronë, mendojeni si djalë deputeti, jo një fukara

I riu humb gjurmët në Bulqizë, i afërmi: Përdorni dronë, mendojeni si djalë deputeti, jo një fukara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com