GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“8 miliard euro dëm”, Tabaku: Pikat kyçe të paketës anti-korrupsion

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“8 miliard euro dëm”, Tabaku: Pikat kyçe të paketës anti-korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ditën e luftës kundër Korrupsionit, deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku, ka prezantuar dhe depozituar në Kuvend 5 ndryshime ligjore të pjesës së “Paketës Anti-korrupsion”.

Në deklaratën për shtyp mbajtur në Kryesinë e Parlamentit, Tabaku theksoi se kjo nismë vjen për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë pasi korrupsioni sipas saj është kthyer në gangrenë ndërsa të gjithë raportet ndërkombëtare drejtojnë gishtin tek ky problem.

Ajo evidentoi raportet ndërkombëtare që e rreshtonin Shqipërinë nga vendi më i korruptuar në rajon në vendin e një shteti të kapur nga interesa korruptive. Duke u bazuar në këto raporte por njëkohësisht duke pasur parasysh punën e saj në evidentimin e rasteve korruptive, Tabaku shpjegoi se cilat janë tre shtyllat mbi të cilat ka fokusuar propozimet;

“Asnjëherë nuk ndiej kënaqësi kur lexoj raporte ndërkombëtare të cilët e citojnë Shqipërinë për situatën e korrupsionit ashtu siç është. Në fakt sot:

  1. Shqipëria ka rënë me 27 vende në Indeksin e Transparency Intentional që nga viti 2016.
    2. Shqipëria është në nivelin e kapjes së shtetit, ku sot korrupsioni bëhet me ligje;12 ligje konsiderohen si ligje për kapjen e shtetit, 10 prej tyre janë miratuar në 9 vitet e fundit.
    3. Korrupsioni është endemik dhe i përhapur në çdo institucion thotë Progres-Raporti, por njëkohësisht dhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.
    4. Raporti i Gjykatës Europiane të Auditimit thotë që 1 në 3, 30% jepen pa garë.
    5. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konsideruar dëm ekonomik në 8 vitet e fundit 8 miliardë euro, buxheti i 2 viteve me radhë!

Të gjitha këto sot sigurisht që janë realitet që çdo shqiptar e ndjen çdo ditë në jetën e tij të përditshme, por në ditën e luftës ndaj korrupsionit, në 8 Dhjetor, në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, unë do të prezantoj një paketë me 5 ligje që ne do të lançojmë sot. Kjo sigurisht që nuk do të kufizohet në vetëm këto propozime, por do të vazhdojë dhe do të pasurohet njëkohësisht dhe me propozime të tjera në kohë.

“Rritja e kërkesës së llogarisë, forcimit të kushteve për dhënien e tenderave publike, duke nisur nga ato normale duke vazhduar me ata sekretë; rritja e transparencës dhe së fundmi rritja e llogaridhënies dhe përgjegjësisë për këdo që merr një vendim me dëm për buxhetin e shtetit.” U shpreh Tabaku në konferencë.
Më pas ajo rreshtoi 5 projektligjet në të cilat ka propozuar amendimet përkatëse;
1- Ligji për Prokurimet Publike
2- Ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik dhe Privat
3- Ligji për Planifikimin dhe Rregullimin e Territorit
4- Ligji për Investimet Strategjike
5- Ligji për Komisionet Hetimore.
Unë besoj që qëllimi i çdo ligjvënësi është që të ngrejë barrierat mbrojtëse që duhet të ketë vendi ndaj korrupsionit.

Natyrisht, mbetem e bindur që çdo gjë është në dorën e qeverisë shqiptare. Unë mbetëm e bindur që vullneti për ta luftuar korrupsionin është me qeverinë.

Prandaj, këto amendime synojnë të forcojnë zbatimin e vullnetit të parlamentit dhe pakicës parlamentare, për të rritur kontrollin, llogaridhënien por atë çfarë është më e rëndësishme për të rritur përgjegjësinë finale të atyre që do të mbajnë përgjegjësi për shpërdorimin e fondeve publike.

Ne i japim zgjidhje problemeve kryesore që ekzistojnë duke filluar nga tenderat që sot janë pa garë, duke vazhduar me tenderat të cilët sot konsiderohen sekret; me burimet e financimit të kompanive të cilat sot janë kompani që nuk i njeh askush dhe bëjnë biznes me shtetin. Duke vazhduar me aksesin e informacionit, por njëkohësisht me transparencën dhe duke përfunduar me llogaridhënien”.

Etiketa: buxhetikorrupsionpaketeTabaku

Lajme të lidhura

Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi
Breaking Views

Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

16:55 - 13/07/26
PS: Votim elektronik në rang kombëtar/ Mazhoranca zbardh projektin për 2029
KRYESORE

PS: Votim elektronik në rang kombëtar/ Mazhoranca zbardh projektin për 2029

16:37 - 13/07/26
Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet
Aktualitet

Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet

13:37 - 13/07/26
Para
OBSH gati për marrëveshje, në fokus lufta ndaj pandemive

OBSH gati për marrëveshje, në fokus lufta ndaj pandemive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Britania shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit
Botë

Britania shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

17:12 - 13/07/26

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur zyrtarisht Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste, duke ashpërsuar ndjeshëm qasjen...

Lexo më shumë
Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme kthen për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

16:55 - 13/07/26
PS: Votim elektronik në rang kombëtar/ Mazhoranca zbardh projektin për 2029

PS: Votim elektronik në rang kombëtar/ Mazhoranca zbardh projektin për 2029

16:37 - 13/07/26
Favoritët për triumfin në Botërorin 2026, kuotat për secilën nga gjysmëfinalistet

Favoritët për triumfin në Botërorin 2026, kuotat për secilën nga gjysmëfinalistet

16:27 - 13/07/26
Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

15:29 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com