GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

8-mujori, importet e bizneseve të gjitha me rënie

12:41 - 23/09/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Durrës Yachts Marina i falen 325 mln euro nga trualli, pronarët në Porto Romano shpronësohen me çmime 8 herë më të ulëta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ecuria e importeve gjatë 8-mujorit 2025 sinjalizon ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend sidomos në ndërtim.

Të dhënat zyrtare të INSTAT mbi tregtinë e jashtme tregojnë rënie të ndjeshme të importeve të materialeve të ndërtimit dhe metaleve me rreth 8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tkurrje ka shënuar edhe grupi tjetër i importeve i lidhur edhe me industrinë e ndërtimit, “makineritë dhe pajisjet”, të cilat i shin 6% më të ulëta se 8-mujori 2024.

Vlera totale e mallrave të importuara në periudhën janar–gusht 2025 ka shënuar një rënie me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke arritur në 581.9 miliardë lekë ose 12.7 miliardë lekë më pak se një vit më parë, me tkurrje 2%.

Në krahun tjetër, rritje kanë regjistruar grupet e ushqimeve, pijeve dhe duhanit, me një shtesë prej 3% si dhe mineralet dhe lëndët djegëse me 5%, duke reflektuar konsumin e turistëve në për produktet e ushqimeve dhe naftës.

Në të kundërt importet që lidhen me aktivitetin e bizneseve kanë pësuar rënie në të gjitha grupet.

Importet e makinerive dhe pajisjeve ishin rreth 120 milionë euro më të ulëta se 8-mujori 2024, duke dhënë ndikimin më të madh negativ në total.

Tkurrja e këtij grupi sinjalizon ngadalësim të investimeve të reja në kapacitete prodhuese, modernizim ose zgjerim të industrisë. Bizneset duket se po shtyjnë planet e investimit për shkak të pasigurive në treg, dhe pritshmërive më të dobëta për kërkesën në të ardhmen. Kjo prirje është një sinjal paralajmërues se dinamika e rritjes së prodhimit në vitin në vijim mund të dobësohet.

Po ashtu, “materialet e ndërtimit dhe metalet” kanë rënë me gati 70 milionë euro në 8-mujorin e 2025 në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024-s.

Rënia në këtë kategori lidhet me uljen e intensitetit të sektorit të ndërtimit. Duke qenë se ndërtimi ka qenë një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, një tkurrje e importeve të materialeve tregon se projektet e reja po shtyhen ose po ngadalësohen. Kjo lidhet me ngopjen e tregut, vështirësitë në financim, apo ndryshimet në kërkesën për banesa dhe projekte infrastrukturore.

Importet e lëkurëve gjithashtu pësuan rënie vjetore me 6%, duke reflektuar vështirësitë që po kalojnë fabrikat e prodhimit të këpucëve për eksport, të cilat janë në futur në vitin e tretë të rënies së prodhimit.

Kërkesa e dobët nga klientët europiane e kombinuar me faktorë të brendshëm si rritja e kostos së punës dhe forcimi i lekut po zgjasin krizën në sektorin e industrisë përpunuese.

Importet e mallrave tregojnë për frenim të aktivitetit në pjesën më të madhe të sektorëve të prodhimit, duke përfshirë edhe ndërtimin.

Burimi: INSTAT

Etiketa: importet

Lajme të lidhura

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës
Breaking Views

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet
Ekonomi & Sociale

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?
Aktualitet

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Para
Largohet nga detyra kreu i FSDKSh, ja kush pritet ta zëvendësojë

Largohet nga detyra kreu i FSDKSh, ja kush pritet ta zëvendësojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës
Breaking Views

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26

Biznesi brenda partisë është shndërruar në një plaçkitje të madhe të pronës publike, aq sa zyrtarët apo ish-zyrtarët veprojnë në...

Lexo më shumë
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26
Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar

17:04 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com