GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

8 orë në SPAK për inceneratorin/ Kalemaj: Jo për shëtitje, Veliaj përgjegjës për firmën e hedhur

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
8 orë në SPAK për inceneratorin/ Kalemaj: Jo për shëtitje, Veliaj përgjegjës për firmën e hedhur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Politologu Ilir Kalemaj, i ftuar në ‘MCN’ ka komentuar për paraqitjen e djeshme të kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK për të dhënë shpjegime mbi inceneratorin e Tiranës.

Ai tha se Veliaj nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe se 8 orë në SPAK nuk janë për shëtitje siç ai u shpreh, por është një marrje në pyetje e një personi që ka dijeni për çështjen në fjalë.

Sipas tij Veliaj mban përgjegjësi për firmën e hedhur, ndërsa Rama ka zgjedhur të ndjekë kodin që të mos flasë për çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë.

“Pamë që Veliaj gënjeu publikisht sepse ai ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni dhe madje u publikua dhe shkresa e fletëthirrjes dhe Veliaj shkoi madje dhe para kohës ndoshta për të eliminuar mediat. Kur doli nga SPAK përveç gafave me kolegët prokurorë tha se do të bëj një deklaratë të shkurtër dhe do marrë pyetje nga gazetarët, por në fakt bëri deklaratën dhe u largua me shpejtësi. 7-8 orë në SPAK nuk janë shëtitje që shkon atje për të informuar kolegët, por përkundrazi është një person në dijeni për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe pronarë ofshorë Zoto dhe Mërtiri dhe Veliaj mban përgjegjësi për firmën që ka përdorur në emër të këshillit bashkiak.” – tha politologu.

Më tej Kalemaj tha se Rama zgjodhi të veproj ashtu siç ka bërë gjithmonë duke shmangur të flasë për çështjet e drejtësisë.

“Rama dhe para disa ditësh ishte deri diku e paralajmëruar që SPAK ti nxirrte ujin e zi dosjes 5D, por ky është dhe sinjal që secili mban përgjegjësi për aktet e tij personale. Dosja 5D ka ende kohë për të shkuar te Veliaj, ndërsa çështja e inceneratorëve ku u ngrit dhe një komision është një çështje për të cilën janë sot pas hekurave Koka, Alqi Bllako një pjesë e mirë e nëpunësve të ministrisë mjedisit në atë kohë, si dhe Zoto, Mërtiri, Stela Gugalli, Arben Ahmetaj që janë në kërkim. Rama ka respektuar kodin që ka pasur dhe herë të tjera duke mos diskutuar çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë. Veliaj kishte dy rrugë ose të shkonte kryeministër për të cilin Rama nuk është gati për lëshim pushteti, ose të shkonte përballë organeve të drejtësisë.” – tha Kalemaj

Lajme të lidhura

Sidorela Vatnikaj në protestë: Drejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë
Aktualitet

Sidorela Vatnikaj në protestë: Drejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

20:07 - 24/09/26
Thirrja e re e protestuesve: O Agas o legen, prite Belën se po vjen!
Aktualitet

Thirrja e re e protestuesve: O Agas o legen, prite Belën se po vjen!

19:46 - 24/09/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

19:20 - 24/09/26
Para
SKY do të trondisë qiellin dhe (nën) tokën

Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptari humb jetën në Padova pas rënies në gropën e ashensorit
Aktualitet

Shqiptari humb jetën në Padova pas rënies në gropën e ashensorit

20:15 - 24/09/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Padova të Italisë, ku 51-vjeçari me origjinë shqiptare, Altin Kokici, ka humbur jetën...

Lexo më shumë
Sidorela Vatnikaj në protestë: Drejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Sidorela Vatnikaj në protestë: Drejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

20:07 - 24/09/26
Asllani dhe Çake me probleme fizike/ Maran provon alternativat për Bjellorusinë

Asllani dhe Çake me probleme fizike/ Maran provon alternativat për Bjellorusinë

20:06 - 24/09/26
Vetëm 38 gola deri tani, kuqezinjtë kanë nevojë për golashënues

Vetëm 38 gola deri tani, kuqezinjtë kanë nevojë për golashënues

19:55 - 24/09/26
Thirrja e re e protestuesve: O Agas o legen, prite Belën se po vjen!

Thirrja e re e protestuesve: O Agas o legen, prite Belën se po vjen!

19:46 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com