GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

8 “topa të artë” në karrierë, Messi befasohet nga pyetja e spanjollit

17:29 - 02/11/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“I vetmi argjentinas që nuk mori mirënjohje nga klubi”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lionel Messi mori të hënën “Topin e Artë”, të 8-in në karrierë, duke u bërë kështu legjendë e futbollit ndërkombëtar. Por në të njëjtën janë ngritur dyshime shumë të forta nga ana e atyre që, si në rastin e gazetarit spanjoll Roncero, rendisin një sërë arsyesh pse nuk ishte kjo një zgjedhje e duhur.

Reagimi i Cristiano Ronaldos ndaj këtyre fjalëve të shpërndara në rrjetet sociale i shtoi pak erëza çështjes. Ka nga ata që kanë shkuar më tej, madje e kanë befasuar ‘10’ e Inter Miami dhe Argjentinës.

Në raundin e intervistave, 36-vjeçari rastisi t’iu përgjigjet edhe disa pyetjeve që krijuan pak konfuzion. Ishte një në veçanti, që e befasoi pak.

Gazetari i “TNT Sports Brasil” e pyeti: “Sapo ke kaluar Pelen si ‘Topi i Artë’ më i mirë, fitove tetë kundër shtatë të ‘O Rey’. A e kishe imagjinuar këtë në jetën tënde?”

Diçka ishte gabim, sa shkaktoi zhurmë mediatike, e përforcuar tashmë dhe në rrjetet sociale. Por, a e ka kaluar vërtet Messi ish-yllin e Santos për sa i përket numrit të çmimeve të stivuara në “palmaresin” personal?

Përgjigja është e thjeshtë: jo. Pelé nuk ka fituar kurrë kaq shumë, as nuk i është dhënë ndonjëherë “Topi i Artë”.

“Mbreti” brazilian mori një të tillë për karrierën e tij rreth 10 vite më parë, në periferi të edicionit 2013, nga FIFA dhe “France Football”. “Asnjë lojtar nuk ka ndikuar kaq shumë në futboll, askush nuk ka frymëzuar kaq shumë fëmijë për të luajtur, karriera e tij flet për këtë, është lojtari më i madh në historinë e futbollit”, ishin fjalët e presidentit të atëhershëm, Sepp Blatter.

Ajo që ndodhi është rezultat i një keqkuptimi të krijuar nga një lloj rillogaritje e bërë nga “France Football”, e cila në vitin 2016, me rastin e një edicioni special të revistës për 60-vjetorin e parë të “Topit të Artë”, vendosi të verifikonte se çfarë do të kishte ndodhur nëse mes viteve 1956 dhe 1995, do të merrej në konsideratë edhe paraqitjet e futbollistëve joevropianë, jo vetëm ato të kombësisë evropiane, që luanin në një kampionat të Kontinentit të Vjetër.

Bazuar në vlerësimin e bërë, pas analizave të kujdesshme, doli se pesë amerikano-jugorë do ta meritonin trofeun prestigjioz: Garrincha (1962), Mario Kempes (1978), Romario (1994), Diego Maradona (1986, 1990), Pelé (1958, 1959, 1960, 1961, 1963, 1964, 1970). Pikërisht pas këtij numri virtual qëndron legjenda e shtatë “Topave të Artë” të fituar nga “O Rey”.

Më pas, me anulimin e kufizimit gjeografik për këtë çmim, shumë lojtarë me origjinë nga Amerika e Jugut si Ronaldo Nazario, Ronaldinho, Rivaldo, Kakà dhe vetë Messi, do të ngjiteshin në skenën e madhe të Parisit.

Etiketa: Messispanjolltopa te arte

Lajme të lidhura

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore
Breaking Views

Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore

20:20 - 04/02/26
Benzema “tradhton”  Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave
Sport

Benzema “tradhton” Ronaldon: Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave

15:20 - 04/02/26
Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij
Sport

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij

12:20 - 04/02/26
Para
Ndahet nga jeta në moshën 30-vjeçare, influenceri i njohur

Emri/ Tragjike, vret veten biznesmeni i njohur shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com