GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“800 biznese pa punë”, banorët kundër aksionit të ARRSH: Do përshkallëzojmë protestat!

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“800 biznese pa punë”, banorët kundër aksionit të ARRSH: Do përshkallëzojmë protestat!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë dalë sërish në protestë përfaqësuesit e bizneseve dhe banorë të zonës së Sukthit, kundër aksionit të ARRSH për mbylljen e kalimeve të rrezikshme drejt hyrjes dhe daljes nga autostrada.

Protesta është zhvilluar pranë zonës ku ARRSH po hap kanalet buzë rrugës për të penguar hyrjen dhe daljen e automjeteve. Alban Isteri, kryetari i dhomës së tregtisë dhe industrisë në Durrës, shprehet se ky vendim penalizon rëndë biznesin duke çuar në falimentimin e rreth 800 subjekteve.

 “ARRSH në mënyrë të jashtëligjshme, pa asnjë lloj njoftimi dhe pa i dhënë rrugëzgjidhje të tjera bizneseve, po tentojnë të mbyllin daljet e bizneseve dhe aksesimin e tyre me rrugë dhe i bie që bizneset të mos kenë akses dhe të mbyllin aktivitetin e tyre, sepse siç e dini të gjithë nuk ekziston një rrugë dytësore siç është nga Tirana në Vorë, nga Vora në Durrës s’ka rrugë dytësore. Përmes këtij aksioni ARRSH kërkon mbylljen e këtyre bizneseve, bëhet fjalë për më shumë se 800 biznese të cilat kanë akses dhe lëvizin përmes kësaj rruge, të cilat me vazhdimin e këtij aksioni mbyllin aktivitetin e tyre. Ne kërkojmë të ndërpritet ky aksion sepse bëhet fjalë për biznese që kanë mbi 20 vite që e ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë këtij segmenti me të gjitha rregullat. Nëse nuk merret parasysh bizneset do të përshkallëzojnë protestën e tyre në rrugë të tjera”, tha Isteri

Dy banorë të zonës thanë se janë bllokuar tërësisht pasi nuk kanë mundësi për të dërguar as fëmijët në shkollë, apo të kryejnë nevoja të tjera.

“Jemi familjarë, banojmë te mbikalimi i Fllakës, jemi 26 familje me një parcelë që jemi  të bllokuar në të gjitha anët me kanale të mëdha. E vetmja dalje e hyrje që kemi është në autostradë. Kërkojmë rrugë dalje. Jemi të bllokuar, do çojmë fëmijët në shkollë në Durrës, edhe një kurs pasdite, ne s’kemi ku dalim, as ku të bëjmë tregti as ku të marrin ushqim. Nëse s’na marrin parasysh kërkesën do dalim me gra dhe fëmijë në autostradë”, tha një banor.

Ditën e djeshme, pronarët e bizneseve parashtruan dy kërkesa për zgjidhjen e situatës, së pari krijimin e një rruge dytësore nga Vora në urën e Dajlanit dhe përcaktimi i parametrave sipas standardeve rrugore.

Etiketa: ARRSHBiznese

Lajme të lidhura

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!
Aktualitet

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit
Aktualitet

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Para
“Duhet një mesazh pozitiv”, Varhelyi: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe RMV-në

“Duhet një mesazh pozitiv”, Varhelyi: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe RMV-në

Discussion about this post

TË FUNDIT

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!
Aktualitet

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me videot e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetas italian i...

Lexo më shumë
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com