GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“5D” – 89 mln lekë me fatura fiktive, SPAK zbardh skemën: Prisnin fatura për punime dhe i tërhiqnin “cash”

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar një skeme se si kompani e ish drejtorëve të bashkisë së Trianës Redi Molla dhe Mariglen Qato nepermjet administratorit Nestor Muhametllari kanë përfituar një shumë prej 89 milion lek.Pjese e skemës ishte edhe një kompani që priste fatura kundrejt 5D por që shumën e marre prej tyre e dopozitonte sërisht në arkat e shoqërisë

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtorët e Veliajt mbeten në qeli, Gjykata rrëzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania “5D”, e cila ndodhët në sekuestro nga SPAK rezulton se ka lëshuar edhe fatura fiktive. Përmes kësaj skeme, Prokuroria argumenton se ortakët faktik kanë siguruar në mënyrë të paligjshme të paktën 89 milionë lek.

Në dosje evidentohet fakti se kjo shoqëri ka transaksione financiare me shoqërinë “Allmeta 02”, i regjistruar me ortak të vetëm Blerim Allmetën.

Nga hetimet  rezulton se kjo shoqëri më herët ka pasur emrin “CACI shpk”, ku administrator ka qenë Ilir Allmeta, vëllai i Blerim Allmetës.

Ky i fundit rezulton person me konflikt me ligjin për shkak se është gjetur në shkelje për krijimin e skemave mashtruese me TVSH.

Nestori Muhametllari rezulton se kishte komunikime vetëm me Ilir Allmetën dhe jo me ortakun e vetëm të shoqërisë Blerim Allmetën.

Nga të dhënat rezulton se “5D konstruksion” ka realizuar 66 transferta bankare në drejtim të shoqërisë “Allmeta 02” me një vlerë totale 120.289.975 lekë. Këto pagesa janë në formën e blerjeve të realizuara nga “5D”-ja.

Shumat provohet edhe nga kontrolli  i bërë në SPAK në zyrat e “5D”-së ku janë zbuluar faturat.

Lidhja e ngushtë e administratorit të “5D”-së, Nestor Muhametllari me Ilir Allmetën është provuar edhe nga telefonatat dhe mesazhet.

Sipas hetimeve, mes Muhametllarit dhe Allmetës ka pasur 676 telefonata.

Nestor Muhametllari i tregonte Allmetës se kur duhet që të kryhej tërheqja e parave dhe se kur ai do t’i dorëzojë shumat monetare.

Në disa raste Muhametllari i thotë Allmetës që të presë fatura tatimore ndaj shoqërisë “5D”, kjo e fundit ka cilësinë e blerësit.

Sapo fondet kalonin  në llogarinë bankare të shoqërisë, Ilir Allmeta bën tërheqjet e parave në “cash” dhe fondet depozitohen në arkën e kompanisë “5D”.

Në përfundim është provuar se “5D Konstruksion” ka paguar “Allmeta 02” për fatura tatimore fiktive dhe shumat monetare të transferuara nëpërmjet llogarisë bankare për pagesën e faturave fiktive janë rikthyer sërish në arkën e shoqërisë.

Nga dokumentacioni i sekuestruar dhe mandatet e pagesave të kryera, është provuar se pasi shumat monetare janë kthyer në shoqëri kundrejt mandat-arkëtimeve, ato i janë dhënë ortakëve të shoqërisë.

Në këtë mënyrë, nëpërmjet faturave dhe kryerjes së pagesave fiktive, SPAK thotë se nga llogaria bankare e “5D”-së janë nxjerrë 89.138.200 Lekë, shumë e cila ishte arkëtuar përsëri në llogarinë e shoqërisë në gjendje cash.

Për dosjen “5D”, SPAK thotë se pronarë de facto janë  dy ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato që ndodhen në masën e sigurisë arrest në burg.

/Ora News/

Etiketa: 5dKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Ndryshimet në ligj, “Urdhri i Mjekëve” kundër: Jemi kthyer në shtojcë të Ministrisë

Ndryshimet në ligj, "Urdhri i Mjekëve" kundër: Jemi kthyer në shtojcë të Ministrisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com