GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

$94.000 në ditë për të mos bërë asgjë, skandali me termocentralet

13:51 - 04/04/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
$94.000 në ditë për të mos bërë asgjë, skandali me termocentralet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse nuk kanë prodhuar deri më sot asnjë kilovat orë energji, qeveria shqiptare përmes KESH po vazhdon të paguaj qiranë marramendëse të termocentraleve lundrues të ankoruar prej shtatorit të kaluar në Triport të Vlorës. Janë 94 mijë dollarë që fluturojnë çdo ditë, ndërsa në total fatura është 68 milion dollarë. Skandalit i ka prirë disa herë më zë dhe figurë vetë ministrja e energjisë Belinda Balluku, e cila në dhjetor të vitit që shkoi u premtonte qytetarëve se në janar dhe shkurt dy termocentralet lundrues të marrë me qira dhe me emrat ekzotikë “Tigri 1” dhe “tigri 2” ” do futeshin ne prodhim.

“Për të ardhmen në energji ne kemi plane të rëndësishme dhe agresive, ne do të vazhdojmë gjatë muajit Janar dhe gjatë muajit Shkurt të fusim në prodhim dy anijet prodhuese të energjisë elektrike që tashmë ndodhen të stacionuara në Triport”, deklaronte Balluku në dhjetor 2022. Praktikisht me çmimet aktuale të energjisë në bursat e huaja dy termocetralet nuk prodhojnë energji me leverdi, por nuk kuptohet se si qeveria shqiptare nuk e ka marrë parasysh asnjë moment këtë fakt për të bërë një kontratë fleksibël. Jo vetëm kaq, por dy njësitë prodhuese të marra me qira nuk kanë marrë licencat e prodhimit nga enti rregullator i energjisë, një institucion ky që në fakt qeveria e ka nën kontroll të plotë.

“Për bërë një përmbledhje se me çfarë do të krenohemi në vitin 2023, ashtu siç tha Ergysi ne tashmë kemi dy njësi gjeneruese të cilat janë gati për prodhim…”, deklaronte Balluku në 9 janar 2023.

Ministrja Balluku u shpreh krenare më 9 janar të këtij viti për kontratën e 68 milionë dollarëshe, por ndërkohë duhet të mbajë përgjegjësi ligjore për skandalin, pasi janë para të taksapaguesve shqiptarë që paguhen pa u prodhuar asnjë kilovat orë energji. Nuk është e qartë se pse SPAK nuk ka hapur ende dosje për këtë abuzim të pastër me fondet publike, por faktet dhe provat janë aty dhe rëndojnë tërësisht mbi funksionarët e lartë shtetërorë, dhe jo mbi kompaninë e huaj e cila është në të drejtën e saj pasi po e ofron shërbimin./BW/

Etiketa: BallukuKryesore1skandalitermocentralet

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Para
Zyrtarizohet lajmi i keq për fansat e Nadal

Zyrtarizohet lajmi i keq për fansat e Nadal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com