Dy lojtarët e Kombëtares Frederik Veseli dhe Qazim Laçi kanë dalë në konferencë për mediat nga grumbullimi para sfidave me Anglinë dhe Andorën, që janë të vlefshme për kualifikueset e muajit nëntor për Botërorin ‘Katar 2022’.
Duke folur në konferencë për mediat Qazim Laçi është shpreh se ndihet mirë dhe se e ka marrë veten pas dëmtimit.
“Ndihem shumë mirë tani, kisha një dëmtim të cilin e kalova pak si shpejt, jam shumë i motivuar që erdha dhe ndihem gjithmonë krenar kur jam me ekipin Kombëtar dhe punoj me shpirt e me zemër.” –tha ai.
Më tej mesfushori shtoi se është duke u punuar fort, pasi kundërshtari është shumë i fortë.
“Nga të gjitha anët taktike do të punojmë dhe do t’i rregullojmë, pasi kemi një kundërshtar shumë të fortë në të gjitha fazat e lojës. Do punojmë shumë këto dy tre ditë që të marrim një rezultat pozitiv.”-u shpreh Laçi.
I pyetur për kundërshtarët, Qazim Laçi shtoi se janë shumë të fortë megjithatë përgatitja te Kombëtarja jonë është shumë e madhe.
“Do jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë nga të gjitha anët, por edhe në do përgatitemi shumë mirë që të marrim rezultat pozitiv. Edhe ne e kemi treguar veten dhe do japim maksimumin. Do jetë herë e parë që do luaj në një stadium të tillë, do kem shumë emocione dhe kur vij me ekipin Kombëtar emocionet janë shumë të forta dhe jemi shumë të lumtur këtu.”-theksoi ai.
Ndërsa Frederik Veseli nga ana e tij theksoi se fitorja ndaj Anglisë do ishte një mrekulli ose ëndërr e bërë realitet.
“Atmosfera është e mirë, në mrekulli besohet çdo herë është një ëndërr kemi edhe pak shanse dhe ne do japim maksimumin dhe shpresojmë të arrijmë mirë. Jemi mërzitur pak nga ndeshja me Poloninë, pasi nuk mundëm të jepnim maksimumin.”-deklaroi lojtari i Salernitanas.
Mbrojtësi shtoi ndër të tjera se pavarësisht vështirësisë mbrojtja jonë është shumë e mirë, duke ditur se të gjithë aktivizohen në Seria A
“Edhe ndeshjen e fundit me Anglinë besoj se kemi bërë një performancë të mirë. Të gjithë mbrojtësit luajnë në Seria A në një kampionat të famshëm, është kënaqësi të provosh veten para Harry Kane. Është mundësi të japim maksimumin, pastaj është edhe fati”-shtoi Veseli.
Ndërsa i pyetur për formën e tij lojtari theksoi se ai është gjithmonë i gatshëm të japë maksimumin dhe të sakrifikojë për Kombëtaren.
“Sinqerisht ka mundësi së isha dhe me Covid për dy javë, kam vetëm një javë stërvitje. Dy ndeshjet e fundit kundër Hungarisë dhe Polonisë isha i dëmtuar me ligament në gju, kisha vetëm 1 javë e gjysmë stërvitje dhe e tregova veten, besoj se dhe këtë herë nuk do jetë ndryshe, kam kohë ta jap maksimumin dhe me vetëbesim mund të them që jam gati për ndeshjen. Pastaj e vendos trajneri.”-tha ai.
Veseli shtoi se suksesi në sfidën e radhës janë edhe dyluftimet individual, për të cilat tha se duhet t’i përballoi secili prej tyre.
“Si grup mund t’ia dalësh nëse punon mirë dhe bashkë, por ndikojnë shumë edhe dyluftimet secili duhet të marrë përgjegjësi dhe të luajë një me një dhe të japë maksimumin që të mos humbasë dyluftimet e ndeshjes. Besoj se më e rëndësishme për këtë ndeshje për t’u mbrojtur është për të pranuar dyluftimin individual.”-deklaroi ndër të tjera Frederik Veseli.
Theksojmë se më 12 nëntor Kombëtarja jonë do të përballet me Anglinë në transfertë dhe 15 nëntor me Andorën në ‘Air Albania’, të dyja takime që do të luhen në orën 20:45.
Ndërsa për t’u kualifikuar për Botërorin ‘Katar 2022’, Shqipërisë i duhen dy fitore dhe në të njëjtën kohë një disfatë e Polonisë, pasi aktualisht ne renditemi në vendin e tretë të Grupit I me 15 pikë, ndërsa polakët qëndrojnë në vend të dytë me 17 pikë./K.T/Gijotina.com
Discussion about this post