GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përfituan miliona lekë me firma inekzistente, zbardhen emrat e 7 zyrtarëve

15:34 - 09/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Përfituan miliona lekë me firma inekzistente, zbardhen emrat e 7 zyrtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen emrat e 7 zyrtarëve që u arrestuan sot nga një operacion i zhvilluar në Durrës.

Arrestimi i zyrtarëve është bërë me akuzën për evazion fiskal pasi dyshohet se kanë përfituar miliona lekë nga firma që janë nuk ekzistojnë. Bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që konsiston në krijimin e 5 subjekteve private që nuk ekzistojnë me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale.

Sipas policisë, ata kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, kanë krijuar shoqëri fiktive, me qëllim mospagimin e detyrimeve tatimore, ndërkohë që kryenin punime në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera të padeklaruara në organet tatimore. Produktet janë blerë pa dokumente tatimore dhe punimet janë kryer nga punonjës të paregjistruar dhe të padeklaruar në organet tatimore.

Nga ky aktivitet kriminal i skemave mashtruese me TVSH-të, shtetasit e sipërpërmendur, nëpërmjet subjekteve fiktive, nga mospagimi i detyrimeve tatimore në shuma të mëdha, kanë shkaktuar dëm ekonomik që kap vlerën e rreth 6 milionë euro.

U sekuestruan:

-Një shoqëri e quajtur “Alfa Nikel”;
-Një hidrocentral, së bashku me sipërfaqen e truallit 700m², ku ishte ndërtuar, në Dhërmi;
-Një apartament me sipërfaqe 215 m².

Prokuroria e Durrësit i nisi hetimet në vitin 2016, ndërsa në muajt e fundit ka konkluduar duke dërguar shtatë prej tyre pas hekurave.

Në burg kanë rënë:

1.            Regan Agim Merdani,  i datëlindjes 17.03.1991,lindur e banues  në  Rrugën  “Petraq Boshnjaku Ndërtesa 12 Hyrja 8 Apartamenti 5 Durrës me arsim të larte, me kombësi e shtetësi shqiptare.

2.            Enis Memli Xhaferi, i datëlindjes  17.12.1983, banues  në Vlorë, me kombësi e shtetësi shqiptare.

3.            Roland Diellke Avdo, i  datëlindjes 13.10.1982, banues ne Rruga “Besim Imani”, ndërtesa 25 Hyrja 6 Ap 1 Nje.7 Tiranë me arsim të mesëm, me kombësi e shtetësi shqiptare.

4.            Benn Haki Caka, i datëlindjes 30.01.1973 Rruga “Osman Myderizi”,ndërtesa 7, Hyrja 2 Njësia 5 Tirane, me kombësi e shtetësi shqiptare.

5.            Ali Avni Agolli, i datëlindjes 07.02.1976, lindur në Dibër e banues rruga Maksim Artioti, Ndërtesa 2 Hyrja 1 njësia 2 banues në Tiranë, me arsim të lartë, me kombësi e shtetësi shqiptare.

Si  dhe masën e sigurimit personal  “detyrim paraqitje  në policin gjyqësor”  për personat :

  1. Roberto Alberto Buongiorno, i  datëlindjes 27.07.1965,lindur ne Itali e banues ne Tirane, masën e sigurisë “masën e sigurimit personal  detyrim paraqitje  ne policin gjyqësore.

2-Besim Sulejman Karreçi, i ditëlindjes 15.07.1991, lindur e banues ne Tirane, masën e sigurimit personal  detyrim paraqitje  në policinë gjyqësore.

3-Helbert Luan Alemi, i datëlindjes 01.09.1976, lindur e banues ne Vlore, masën e sigurimit personal  detyrim paraqitje  në policin gjyqësore.

Ndërsa janë shpallur në kërkim personat me iniciale me inicialet T.A, i datëlindjes 11.10.1974, lindur në Krujë e  banues në  Kamëz dhe A. Xh, i datëlindjes  08.06.1970, banues në Tiranë dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Etiketa: arrestimeDurres

Lajme të lidhura

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara
Aktualitet

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

08:27 - 06/04/26
I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj
Aktualitet

I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

08:14 - 06/04/26
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Para
Derbi shqiptarësh? ‘Kuqezinjtë’ zbresin sot në Seria A

Imazhi i Empolit, zbulohet shifra që kërkon klubi italian për Bajramin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara
Aktualitet

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

08:27 - 06/04/26

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...

Lexo më shumë
I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

08:14 - 06/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 06/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026

07:44 - 06/04/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 6 Prill 2026

07:36 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com