Rritja e rasteve me Covid-19 në një klasë në gjimnazin “Bab Dud Karbunara” në Berat, ka bërë që të gjithë nxënësit e kësaj shkolle të bëjnë tamponin për të parë nëse janë të infektuar dhe në varësi të përgjigjes të vijojnë mësimin normalisht ose jo.
Nga numri i nxënësve të infektuar do të vendoset edhe praktika që shkolla do të ndjekë, nëse do të ketë një mbyllje të klasave apo të të gjithë shkollës.
Raste të ngjashme ku nxënësit rezultojnë me Covid janë rritur nëpër të gjithë shkollat e vendit, duke bërë që në shumë prej tyre, të mbyllen disa klasa dhe nxënësit të karantinohen për 14 ditë. Nëse rastet shtohen më tej, ekziston sërish mundësia e mësimit online.
Discussion about this post